Fillon fushata e korrje – shirjeve në Gjakovë, paralajmërohet rritje e rendimentit

Ekonomi

Fillon fushata e korrje – shirjeve në Gjakovë, paralajmërohet rritje e rendimentit

Më: 12 korrik 2016 Në ora: 14:43
Kryetarja e komunës së Gjakovës Mimoza Kusari – Lila

Kryetarja e komunës së Gjakovës Mimoza Kusari – Lila, sot ka qëndruar në teren, me ç‘rast ka vizituar disa vende ku po zhvillohet fushata e korrje – shirjeve të sivjetme. ?

Në një njoftim për media thuhet se në takim me fermerët gjakovarë, kryetarja Kusari – Lila i ka përgëzuar ata për punën e suksesshme në të mbjellat e sivjetme, në veçanti për rendimentin e lartë që po i karakterizon këto të mbjella.

Kryetarja e Gjakovës ka  thënë se këta fermerë kanë nevojë për më shumë subvencione, në mënyrë që edhe sukseset në këtë kulturë bujqësore të jenë më të mëdha në të ardhmen.

“Është lajm i mirë që sivjet kemi rendimet më të madh dhe kjo jep insentivë për fermerët e komunës sonë që të angazhohen edhe më shumë në mbjelljen e kësaj kulture bujqësore, mjaft strategjike për vendin tonë. Në komunën e Gjakovës sivjet janë të mbjellë rreth 4500 hektarë me grurë, por ideja është që shteti të ketë më shumë përkrahje për fermerët, në mënyrë që të rriten hektarët e mbjellë e në të njëjtën kohë të rritet edhe rendimenti”, ka thënë Kusari – Lila.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat