Reformimi i administratës me qëllim të shërbimeve më cilësore

Ekonomi

Reformimi i administratës me qëllim të shërbimeve më cilësore

Më: 19 korrik 2016 Në ora: 12:07
Mahir Yagcilar

Ministria e Administratës Publike e ka prezantuar raportin e studimit të fizibilitetit për qeverisje elektronike, me anë të të cilit u tha se synohet një administratë efikase dhe që ofron shërbime më cilësore si për qytetarët ashtu edhe për institucionet.

Ministri i MAP-it, Mahir Yagcilar, tha se me këtë projekt synohet rritja e transparencës, përdorimi më efikas të mjeteve publike etj.

Yagcilar: Të sigurohen shërbime më të shpejta dhe efikase

“Ky dokument adreson një mori rekomandimesh për avancime dhe përmirësim të mëtejme në fushën e qeverisjes elektronike. Më lejoni fillimisht të theksoj se reformimi i administratës publike si ndër objektivat kryesore të Qeverisë së republikës së Kosoë2s  është duke u realizuar edhe përmes qeverisjes elektronike gjegjësisht përmes racionalizimit të proceseve administrative dhe digjitalizimit të tyre. Me këtë synohet sigurimi i shërbimeve më cilësore të administratës publike për qytetarët, bizneset dhe vet administratën. Rritja e transparencës, përdorimi më efikas i mjeteve publike si dhe sigurimi i shërbimeve më efikase dhe më të shpejta nga administrata publike”, tha Yagcilar.

Kurse, ministri i Financave Avdullah Hoti, tha se lidhur me këtë, barra i bie Ministrisë së Financave  që të sigurojë mjete financiare për ta mbështetur.

Hoti: MF e siguron MAP-in për buxhet

“Unë para se të hyj në takim  vizitona qendrën e serverëve dhe është impresive puna që është bërë nga ana e qeverisë dhe ekspertët e teknologjisë informative, unë i përgëzoj për këtë dhe i ftoj që të vazhdojnë më tutje. Normalisht tash nga këndvështrimi i MF-së barra na bie pak që të mbështesim financiarisht iniciativat për të ardhmen në këtë sektor dhe unë dëshiroj të siguroj edhe ministri  që është përgjegjës për aplikimin e platformave elektronike që do e trajtojmë me kujdes të veçantë gjatë proceseve të ardhshëm buxhetore”, tha Hoti.

Ndërsa, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Blerand Stavileci, tha se qeverisja elektronike është bërë një domosdoshmëri e ditëve të sotme.

Stavileci: Digjitalizimi, domosdoshmëri e ditëve të sotit

“Edhe për MBPZHFR por edhe për mua personalisht është ndër dhe obligim për të marrë pjesë në këtë tryezë të juajën dhe tonën sepse kontributi për zhvillimin e  teknologjisë së informacionit dhe komunikimeve elektronike në Kosovë varet si nga sektori privat ashtu edhe nga sektori publik si një mundësues i një ambienti të favorshëm për zhvillim dhe njëkohësisht edhe vetshfryëtzues dhe mundësues i shërbimeve të qeverisjes elektronike si një domosdoshmëri e ditëve të sotme”, tha Stavileci.

Projekti për qeverisje digjitale është mbështetur edhe nga Banka Botërore.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat