Bashkë me tensionet, rikthehet ekonomia e luftës

Ekonomi

Bashkë me tensionet, rikthehet ekonomia e luftës

Më: 23 korrik 2016 Në ora: 15:11
Rritet çmimi i shitjes së arit, privilegjohen kapitali dhe paratë cash. Dhe Berlini është më pak arrogant

Jemi në një ekonomi të luftës, duke qenë se në Evropë, dhe veçanërisht në zonën e euros po ndodh një “Luftë e Madhe” e re, e pa shpallur në nivel diplomatik, por në mënyra të tjera. Është e qartë se ajo ka, si një front të madh të jashtëm, në zonën islamike të Mesdheut dhe Lindjes së Mesme, ashtu edhe një tjetër të brendshëm, në vendet tona, në propagandën, strategjitë dhe kohët. Skenari i ekonomisë së luftës është i ndryshëm nga ai i ekonomisë së paqes. Natyrisht, ky konflikt është i ndryshëm nga ata të shekullit të njëzetë, pasi nuk bëhet me llogore. Ka, megjithatë, një faktor të përbashkët: rikthen në plan të parë nevojën për siguri, ajo për të cilën u ngritën dhe afirmuan shtetet moderne, pa të cilën nuk mund të funksionojë as ekonomia e prodhimit, as ajo e konsumit.

Gjermania është bërë më pak arrogante se si shtetet anëtare të euros, në lidhje me rregullat e financave publike dhe konkurrencës. Supozohet se ndërhyrjet për shpëtimin jo sipas rregullave, të bankave, si për shembull ajo italiane e “Monte dei Paschi”, me anë të ndërhyrjes publike, nuk do të gjejnë një kundërshtim të madh nga Angela Merkeli, për shkak se Italia është strategjike, në këtë luftë të pashpallur. Franca ka ulur ambiciet e saj; aijo është pozicionuar në mbrojtje dhe do të qëndrojë e heshtur. Brukseli e ka humbur aftësinë për të prodhuar udhëzime dhe kontrolle. Lëvizjet e qendrave më të mëdha financiare, nga Londra në bursat e tjera janë pezulluar. Intensifikimi i nevojës për siguri lidhet ngushtë edhe me kursimet private.

Rrit çmimi i mallrave të sigurta, të tilla si ari. Kjo gjë rrit perceptimin e rrezikut financiar dhe kontrollit për investime të sigurta, duke favorizuar ruajtjen e kapitalit, në krahasim me të ardhurat, paratë cash, në vend të investimeve. Për fat të mirë, BQE vazhdon blerjet e saj të obligacioneve të qeverisë në tregun sekondar dhe kjo siguron një çmim tavan për diferencialet (spread-i) midis normës së interesit të borxhit në afat të mesëm dhe atij të titujve të vlerësuar me AAA. Mbetet gjithësesi realiteti që borxhi publik i Italisë është më në rrezik se më parë dhe mund të kenë nevojë për të kontrolluar deficitin. Ai që po ndodh, në fakt, është ngadalësimi ekonomik evropian. Ka, megjithatë, një farë kompensimi, kryesisht në turizëm: reduktohen pushimet në Afrikë dhe Lindjen e Mesme, duke u shtuar ato në Itali dhe EUropë. Njerëzit do të rrinë më shumë në vendin e tyre, duke vlerësuar gjëra që më parë i shpërfillnin…

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat