Doganat deri në fund të vitit duhet t’i inkasojnë mbi 1 miliard euro për shtetin

Ekonomi

Doganat deri në fund të vitit duhet t’i inkasojnë mbi 1 miliard euro për shtetin

Më: 24 korrik 2016 Në ora: 13:43
ilustrim

Doganat e Kosovës deri në fund të vitit duhet t’i realizojnë mbi 1 miliard euro të hyra. Ky është projeksioni që Qeveria i ka vendosur Doganave me rishikim të buxhetit për këtë vit. Situata politike në Turqi, nuk kanë ndikuar që të ulet importi i mallrave turke në Kosovë.

Kështu tha në një intervistë për KosovaPress, drejtori i përgjithshëm i Doganave të Kosovës, Lulzim Rafuna, i cili premtoi se doganat do të tejkalojnë projeksionet e të hyrave.  

Rafuna: Deri në fund të vitit duhet t’i mbledhim mbi 1 miliard euro 

“Me rishikimin e buxhetit për vitin 2016, Doganës së Kosovës iu është rrit parashikimi për 35 milionë  euro më shumë, që do të thotë në total për këtë vit sipas parashikimit që iu është vendosur Doganës së Kosovës duhet të realizoj të hyra për 90 milionë  euro më shumë se sa vitin e kaluar ...Deri më sot Dogana e Kosovës kanë inkasuar 539 milionë  euro...Deri në fund të vitit, Dogana e Kosovës, projeksionin e ka 1 miliard e 40 milionë  euro që duhet t’i mbledh. Vitin e kaluar ne i kishim 945 milionë  euro projeksion, ndërsa, Dogana arriti që të mbledh 951 milionë  euro. ...Nëse vazhdojmë me këtë trend dhe me këtë vëllim të mallit por edhe kjo luftë  e ekonomisë joformale, ne jemi shumë të bindur se do ta kalojmë prapë projeksion deri në fund të vitit.”, tha Rafuna.

Ai ka thënë se në gjashtë mujorin e këtij viti, Doganat kanë realizuar 80 milionë  euro të hyra më shumë se sa në periudhën e njëjtë  të vitit paraprak.
Sipas tij, ndikimi i MSA dhe ndryshimet në politikat fiskale nuk kanë pasur ndikime të mëdha në të hyra.

Rafuna: MSA dhe politikat e reja fiskla nuk kanë ndikuar shumë në të hyra

“Sipas MSA mallrat të cilat janë importuar nga vendet e BE-së dhe të cilat janë liruar nga tatimi doganor, shuma është në total prej 8 milionë , çka do të thotë se Dogana e Kosovës 20 milionë  euro ka aprovuar lirime sipas MSA-së , dhe sipas vendimeve të ATK-së për lëndë të parë në makineri të prodhimit dhe pajisje të IT-së.  Përkundër 20 milionë  euro që janë lirime më pak, të cilat nuk kanë qenë të parapara me ligjin e buxhetit për vitin 2016, Dogana ka arrit që ta mbaj trendin pozitiv të të hyrave, kemi 80 milionë  euro më shumë... Sa i përket pjesës së lirimeve për lëndët të parë për lirim nga tatimi i vlerës së shtuar për makineritë e prodhimit dhe për pajisjet e IT-së, deri më datën e sotme, janë 12 milionë  euro të liruara nga Tatimi i Vlerës së Shtuar”, tha Rafuna. 
Rafuna shtoi s e zhvillimet politike në Turqi nuk kanë ndikuar fare në shkëmbimin tregtarë me Kosovën.

Rafuna:Nuk është vërejtur ndonjë ndikim në shkëmbimet tregtare me Turqinë

“Sa i përket zhvillimeve politike në Turqi, deri më sot ne nuk kemi vërejtur ndonjë ndikim. Kemi mallra që importohen nga Turqia dhe nuk kemi vërejtur ndonjë rënje në importimin e mallrave nga Turqia në Kosovë...Asnjë importues dhe eksportues nuk është paraqit pranë Doganës me ankesë ose kërkesë që nuk po munden të eksportojnë mallrat në Republikën e Turqisë. Po ashtu, edhe nga Dogana e Turqisë, ne nuk kemi marrë asnjë njoftim se është bërë ndonjë ndryshim në procedura ose që ka ndonjë pengesë në eksportim, ndalës ta quaj kështu për mallrat e Turqisë që të eksportohen në Kosovë, tha Rafuna.

Bazuar në të dhënat e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës për katër muajt e parë të këtij viti, Turqia ka pjesëmarrje më të lartë të importi. Në periudhën janar-prill të këtij viti nga Turqia janë importuar mallra prej 11.1 përqind të totalit të importeve në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat