Oda Ekonomike Maqedoni-Turqi: Vazhdoni bashkëpunimin me kompanitë turke

Ekonomi

Oda Ekonomike Maqedoni-Turqi: Vazhdoni bashkëpunimin me kompanitë turke

Më: 26 korrik 2016 Në ora: 17:08
Ilustrim

Oda Ekonomike Maqedoni-Turqi u bën thirrje kompanive të vendit që ta vazhdojnë bashkëpunimin afarist me kompanitë turke dhe lirshëm të hyjnë në marrëdhënie afariste, pasi që Qeveria e Turqisë mundëson dhe garanton lëvizje ekonomike globale, funksionim normal të institucioneve, si dhe sistem stabil monetar dhe bankar.

Sipas kësaj Ode, turbulencat e fundit politike në Turqi nuk e çuan drejt rrezikut as sigurinë e turistëve, ndërsa në tërësi janë duke u realizuar të gjitha aranzhmanet e dakorduara.

“Këmbimi ekonomik i Maqedonisë dhe bashkëpunimi me kompanitë turke në mënyrë integrale është mbuluar me pagesa në euro. Bursa devizore është në korniza fikse mbi 20 vjet dhe në tregun vendor është siguruar stabilitet i plotë. Në pajtim me nivelin aktual të lirës, për momentin është racionale të bëhet pagesa me lira, si për persona juridik ashtu edhe për persona fizik”,- thonë nga Oda Ekonomike Maqedoni-Turqi, bazuar në njoftimin e HALLK BANK, se lira turke në tregun valutor ka shënuar rënie për 6%.

Turqia në vitin 2015 realizoi këmbim tregtar me Maqedoninë, Shqipërinë, Bosnjën e Hercegovinën, Kosovën, Serbinë dhe Malin e Zi në vlerë prej 2,2 miliardë dollarë, ndërsa në vitin 2014 investoi në rajon mbi tre miliardë dollarë, theksojnë nga Oda Ekonomike Maqedoni- Turqi me seli në Shkup, anëtare të së cilës janë 56 kompani të Maqedonisë dhe Turqisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat