Ministri Hoti kërkon nga FSDK të jenë më aktivë në sigurinë e depozitave

Ekonomi

Ministri Hoti kërkon nga FSDK të jenë më aktivë në sigurinë e depozitave

Më: 27 korrik 2016 Në ora: 12:48
Pamje nga konferenca

Derisa drejtues të Fondit për Sigurimin e Depozitave të Kosovës (FSDK) prezantuan raportin vjetor për vitin 2015, ministri i Financave Avdullah Hoti ka kërkuar nga ata dhe Banka Qendrore e Kosovës që të jenë më aktiv në sigurimin e depozitave të qytetarëve dhe bizneseve kosovare.

Ministri i Hoti duke folur për rëndësinë e këtij Fondi, tha se është i kënaqur me rritjen e limitit të depozitave në vlerë prej 4 mijë euro. Ai tha se niveli total i depozitave është i ulët prej 2 miliardë e 500 milionë eurosh duke e krahasuar me përqindjen e GDP-së në vend.

Hoti: Ende jemi në nivel të ulët të depozitave

“Unë besoi se në të ardhmen duke u rritë niveli i depozitave të siguruara të rritet edhe besueshmëria e qytetarëve dhe bizneseve karshi sistemit financiar në vend, sepse niveli i depozitave është të rritet nga viti në vit në Kosovë në trema regjional dhe për tej regjionit, sepse ende jemi në nivele të ulët të nivelit total të depozitave si përqindje e GDP-së. Unë shpresoi se me mbështetjen e BERZh-it...do të rritet ky limit. Por unë e ftoi FDSK-në që bashkë me partnerët tjerë me BQK dhe të tjerë të jenë shumë më aktivë në sigurinë e depozitave në sistemin bankar”, tha Hoti.

Hoti ka vlerësuar lartë mbështetjen e FSDK-së nga ana e BERZH-it dhe premtoi se ky Fond do të ketë mbështetjen e vazhdueshme edhe nga Qeveria e Kosovës.

Kryesuesja e Bordit menaxhues të FSDK, Shkendije Hima tha se Fondi është një mekanizëm i rëndësisë së veçantë për kontributin që ofron në stabilitetin financiar në vend.  Ajo tha se kjo ngjarje shënon edhe fillimin e bashkëpunimit teknik me BERZH-in për zhvillimin e sistemit për kompensim të depozitarëve.

Hima tha se marrëveshja e  grantit me BERZH-in, për zhvillimin dhe implementimin e sistemit të kompensimit të depozitarëve, është në vlerë prej 255 mijë e 500 euro me bashkëfinancim nga Fondi për Sigurimin e Depozitave.

Ajo me këtë rast tregoi për rritjen e nivelit të limitit të sigurimit të depozitave në 4 mijë euro nga datë 1 janar i këtij viti, si dhe rritjen vazhdueshme të totalit të depozitave të siguruara, që sipas Himës tregon besim të vazhdueshëm publik në sektorin bankar të Kosovës.

Hima: Përpjekjeje e jona është që të sigurojmë rritje të vazhdueshme të limitit

“Sistemet e sigurimit të depozitave ekzistojnë dhe zhvillohen për të siguruar depozitarët. Prandaj, përpjekje e vazhdueshme e jona është që të sigurojmë rritje të vazhdueshme të limitit të depozitave të siguruara për kosovarët. Në këtë gjysmë dekade të funksionimit, Fondi ka arritur që të rris nivelin e depozitave të siguruara nga 2 mijë euro në 4 mijë euro dhe ka stërgjinë e qartë që nga janari 2018 të arrijë nivelin e limitit të sigurimit të depozitave në nivelin 5 mijë euro”, theksoi Hima.

Ajo ka siguruar se Fondi do të vazhdoi të zhvillohet dhe të ndryshoj ndër vite, por konstante sipas saj do të mbetet përkushtimi i Fondit që në vazhdimësi të avancoi sigurimin e depozitave dhe rolin që ka në stabilitetin financiar.

Përfaqësuesja e Bankës Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim (BERZH), Elena Petrovska theksoi se që nga viti 2013 ky institucion financiar ndërkombëtar e ka ndihmuar me kredi FSDK-në, me rreth 10 milion euro deri në vitin 2020 në rast se falimenton ndonjë bankë kosovare.

Petrovska: 10 milionë euro nga viti 2013 për FSDK-në

“10 milion euro të cilat BERZH i ka vënë në dispozicion të FSDK-së në dhjetor 2013, kjo kredi është e garantuar nga Republika e Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave. Edhe pse kredia do te jetë e vlefshme deri në 2020. FSDK do ta përdorë atë vetëm në rast se një anëtarë i bankës dështon”, theksoi Petrovska.

Edhe përfaqësues të BQK theksuan se marrëveshja me BERZH mundëson Fondin të menaxhoi me depozitat edhe më suksesshëm. Zëvendës guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti tha se që nga fillimi i themelimit të këtij Fondi, pesë vjet më parë, BQK vazhdon ta mbështes FSDK në të gjitha sfidat me të cilat ballafaqohet për sigurimin e depozitave. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat