BERZH: 5 milionë euro për kreditimin e agrobiznesit në Shqipëri

Ekonomi

BERZH: 5 milionë euro për kreditimin e agrobiznesit në Shqipëri

Më: 28 korrik 2016 Në ora: 14:21
ilustrim

Institucionet Mikrofinanciare janë huamarrësit e parë që i bashkohen Programit të ri për Mbështetjen e Agrobiznesit në Shqipëri me një linjë kredie 5 milionë euro të financuar nga BERZH.

Nëpërmjet këtij financimi këto institucione do mund të mbështesin agrobizneset vendase me kredi të personalizuara për nevojat e këtyre kompanive.

Huaja do të plotësohet me një paketë bashkëpunimi teknik në mbështetje të ngritjes së kapaciteteve, zhvillimit të produkteve dhe marketingut.

Krahas kësaj, shërbime këshillimore do t’ju ofrohen huamarrësve nëpërmjet programit të BERZH të Këshillimit për Bizneset e Vogla për të mundësuar një akses më të lehtë në njohuritë dhe shërbimet jo-financiare të zhvillimit për fermerët, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NMV) në fusha që variojnë nga strategjitë tek operacionet specifike për menaxhimin e cilësisë për sektorin e agrobiznesit.

Henry Russell, Drejtor i BERZH për Institucionet Financiare në Ballkanin Perëndimor deklaroi se  “Ne jemi të lumtur t’i ofrojmë mikrofinances këtë hua. Nga ky financim do të mund të përfitojnë agrobizneset vendase duke u rritur dhe zhvilluar”.

Që prej fillimit të aktivitetit të saj në Shqipëri, BERZH ka investuar mbi 1 miliardë euro në më shumë se 70 projekte në sektorë të ndryshëm të ekonomisë së vendit. Banka është aktive në të gjithë sektorët e ekonomisë me një fokus të veçantë tek infrastruktura dhe energjia ku kërkesat dhe potenciali janë të larta. Prioritetet strategjike të BERZH për periudhën 2016-2018 për vendet ku ajo investon janë ri-energjizimi i rritjes, konsolidimi i integrimit rajonal dhe adresimi i sfidave globale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat