Rënia e eksporteve në Shqipëri, shkak çmimet në bursa për mineralet dhe naftën

Ekonomi

Rënia e eksporteve në Shqipëri, shkak çmimet në bursa për mineralet dhe naftën

Më: 30 korrik 2016 Në ora: 13:47
ilustrim

Rënia e çmimeve në bursat ndërkombëtare për mineralet dhe naftën godet eksportet shqiptare. Instituti i Statistikave njoftoi se mineralet dhe lëndët djegëse dhanë ndikimin kryesor në uljen vjetore të eksporteve, të cilat në gjysmën e parë të këtij viti rezultojnë 10.7 pikë përqindje më pak sesa 6-mujorin e parë të 2015-ës.

Sipas statistikave zyrtare të INSTAT-it, rënia vjetore e eksporteve prej 6,4 % këtë muaj është ndikuar kryesisht nga grupet “minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -10,7 pikë përqindje. Po ashtu edhe grupi “materiale ndërtimi dhe metale” shënoi rënie me 2,9 pikë përqindje, pasuar nga grupi “lëkurë dhe artikuj prej tyre” me 0,2 pikë përqindje.

Ndërsa grupi “tekstile dhe këpucë” shënoi rritje vjetore prej 5,3 pikë përqindje. Po ashtu sipas INSTAT-it, edhe grupi “ushqim, pije, duhan” u rrit me 1,4 pikë përqindje, ndërsa grupi “makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” ka kontribuar pozitivisht me 0,6 pikë përqindje.

Në muajin qershor 2016 eksportet e mallrave arritën vlerën 23 miliarde lekë, duke u ulur me 6,4 % në krahasim me qershorin e vitit 2015 dhe rritur me 10,1 % në krahasim me majin e vitit 2016.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat