Haxhinasto inspekton aksin Tiranë-Elbasan: Tjetër investim nga Banka Islamike

Ekonomi

Haxhinasto inspekton aksin Tiranë-Elbasan: Tjetër investim nga Banka Islamike

Më: 30 korrik 2016 Në ora: 14:07
Haxhinasto inspektimi

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto, ka zhvilluar një inpektim në kantierin e punimeve në rrugën Tiranë-Elbasan, loti Teg-Mullet. Ministri Haxhinasto tha se jemi në një fazë te re të këtij projekti.

Haxhinasto: Problematika e madhe e trashëguar e këtij projekti është tashmë në rrugën e zgjidhjes. Problematika ka pasur të bëjë me punime jashtë projektit, me punime të paparashikuara si rezultat i shkarjeve të mëdha përgjatë aksit të rrugës, si dhe me ndryshim dhe përmirësime të vetë projekti.

Haxhinasto sqaroi se në bashkëpunim edhe me “Bankën Islamike”, është rënë dakord për një shtyrje të projektit dhe rritje të financimit të tij, për të akomoduar të gjithë ndryshimet në projekt.

Ministri Haxhinasto, kërkoi shtimin e ritmeve të punimeve dhe angazhim më të madh të kompanisë “Aktor”, të mekanikës në kantier. Sipas marrëveshjes së re, 85 % e projektit loti Teg-Mullet, duhet të përfundojë brenda 31 dhjetorit 2016, dhe pjesa tjetër brenda marsit 2017.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat