INSTAT: Inflacioni në korrik arriti në 1,9 %

Ekonomi

INSTAT: Inflacioni në korrik arriti në 1,9 %

Më: 8 gusht 2016 Në ora: 22:59
INSTAT

Indeksi i Çmimeve të Konsumit në muajin korrik 2016, arriti 100,2 % kundrejt muajit dhjetor 2015 (dhjetor 2015=100). Në muajin korrik 2016 ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit është 1.9 %. Një vit më parë ky ndryshim ishte 1,3 %.

Sipas INSTAT-it, rritja vjetore në muajin korrik është ndikuar kryesisht nga grupi “ushqime dhe pije joalkoolike” me +1,57 pikë përqindje. Çmimet e grupit “shërbimi arsimor” kanë kontribuar me +0,19 pikë përqindje, ndërsa çmimet e grupeve “Pije alkoolike e duhan” dhe “Argëtim dhe kulturë” kanë ndikuar secili me nga +0,08 pikë përqindje.

Ndërkohë, çmimet e mobiljeve, paisjeve shtëpiake dhe mirëmbajtjes së shtëpisë kanë kontribuar me +0,07 pikë përqindje në shtesën e IÇK-së. Çmimet e grupit “Hotele, kafene e restorante” kanë kontribuar me 0,03 pikë përqindje dhe grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,01 pikë përqindje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat