Britanikët kanë shpenzuar më shumë sesa gjermanët për buxhetin e BE

Ekonomi

Britanikët kanë shpenzuar më shumë sesa gjermanët për buxhetin e BE

Më: 11 gusht 2016 Në ora: 19:01
Ilustrim

Shtetet që financojnë më shumë buxhetin e BE-së për kokë banori janë Suedia (226 euro), Hollanda (219 euro), Britania e Madhe (178 euro)  dhe Gjermania e cila, ndodhet vetëm në vendin e katërt me 176 euro për kokë banori. Lista mund të kuptohet se pse Britania e Madhe mund të ketë mbetur e pakënaqur nga politikat e Brukselit. Në 2014 gjermanët mesatarisht paguanin nga buxheti i tyre 192 euro, informon botasot.info, lajmin e publikuar në Komisionin Evropian.

Vendet më profituese ato të Evropës Qendrore

Kur vjen çështja te përfitimet nga buxheti i BE, shteti që përfiton më shumë të ardhura është Slovakia me 571 euro për kokë banori, ndjekur nga Çekia, 541 euro, Hungaria, 471 euro dhe Greqia me 456 euro për kokë banori. Nëse merret parasysh shuma totale e një shteti dërguar arkave të Brukselit, këtu vendin e parë e zë Gjermania me 14,3 miliardë euro, ndjekur nga Britania e Madhe (11.5 miliardë euro) dhe në vend të tretë me shumë dyfish më pak është Franca (5.5 miliardë euro).
Një ekspert i BE-së ka sqaruar se buxheti është akoma i vogël, ndërsa sesa duhet të paguajë secili shtet anëtar varet sipas zhvillimit ekonomik./Bota sot

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat