Ngadalësohet ekonomia gjermane në tremujorin e dytë të këtij viti

Ekonomi

Ngadalësohet ekonomia gjermane në tremujorin e dytë të këtij viti

Më: 12 gusht 2016 Në ora: 09:46
Ilustrim

Ekonomia gjermane u ngadalësua gjatë tremujorit të dytë të këtij viti, pasi një performancë e fortë në eksporte dështoi në mënjanimin e humbjeve nga investimet e pakta dhe dobësimi i sektorit të ndërtimit.

”Prodhimi i Brendshëm Bruto i Gjermanisë u rrit vetëm 0,4 për qind gjatë muajve, prill-maj-qershor, ndërkohë që gjatë tremujorit të parë të vitit, janar-shkurt-mars, rritje e PBB-së ishte 0,7 për qind”, deklaroi sot zyra gjermane e statistikave.

Sidoqoftë, analistët ekonomikë kishin parashikuar një rritje vetëm 0,2 për qind gjatë tremujorit të dytë të këtij viti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat