Kreditimi po nxit turizmin në Shqipëri

Ekonomi

Kreditimi po nxit turizmin në Shqipëri

Më: 16 gusht 2016 Në ora: 13:32
Bregdeti shqiptar

?Tremujori i dytë i këtij viti shënoi rritje të portofolit të kreditimit për sektorin e tregtisë, ku dominoi huadhënia për hotele dhe restorante.

Banka e Shqipërisë në raportin e publikuar së fundi mbi tendencat e kreditimit, vë në dukje se pesha e kredisë së sektorit hoteleri, turizëm arriti në 38.1%, duke dhënë kontributin kryesor në zgjerimin e portofolit të kredisë për biznese në tremujorin e dytë të këtij vit.

Zhvillimi i turizmit në Shqipëri gjatë viteve të fundit, po përbën një nga treguesit më të rëndësishëm të ekonomisë së vendit. Numri gjithnjë në rritje i turistëve të huaj nga vende të ndryshme të botës dhe të ardhurat e siguruara nga ky sektor po shënojnë trend rritës progresiv, duke sjellë në vëmendje të operatoreve dhe sipërmarrësve të sektorit përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimeve dhe akomodimit të klientëve turistik.

Ekspertët gjykojnë se shtimi i produkteve bankare dhe likujditeti i sistemit bankar, po i përgjigjet më së miri interesit në rritje të biznesit të sektorit turistik për të rritur standartet e investimeve dhe shërbimeve turistike, duke konverguar kështu në të gjitha drejtimit në një zhvillim të qendrueshëm dhe të sukseshëm të sektorit turistik në vendin tonë.

Sipas të dhënave zyrtare, Shqipëria gjithnjë e më shumë po kthehet në një destinacion turistik për vizitorët e huajt, që zgjedhin vendin tonë jo vetëm për të kaluar pushimet por edhe për ta vizituar atë.

Ministria e Zhvillimit Ekonomik, bën të ditur se numri i vizitorëve të regjistruar në sportelet pritës u rrit me 18 % krahasur me të njëjtën periudhë një vit më parë.

Ndërsa numri i vizitorëve shtetas të huaj që mbërritën në portin e Vlorës dhe Sarandës gjatë periudhës 1 qershor deri 10 gusht 2016, u rrit në  52 917, kundrejt 44 722 vizitorëve në vitin 2015, bën të ditur MZHE.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat