Mustafa: Temat e rënda politike, nuk ndikuan tek bizneset

Ekonomi

Mustafa: Temat e rënda politike, nuk ndikuan tek bizneset

Më: 24 gusht 2016 Në ora: 12:23
Isa Mustafa

(E plotesuar)  Kompanitë , “Cacttus”, “Coca Cola Hellen Bottling Company Kosovo” , “Kid Zone Kosovo”, Ndërmarrja Tregtare ”Fortesa” dhe “Scan Color JYSK” janë shpallur tatimpaguesit më të mirë të 2015.

Ndarjen e shpërblimeve e ka bërë kryeministri i Kosovës Isa Mustafa. Këto kompani hyjnë në kategorinë e bizneseve që kanë mbi  5 milionë euro qarkullim vjetor.

Po ashtu janë ndarë edhe mirënjohje për kompani që kane qarkullim 1.5 milion euro dhe bizneset që kanë qarkullim 100 mijë deri në 1 milion euro dhe për kompani të reja.

Kryeministri Mustafa me këtë rast , ka lavdëruar bizneset të cilat sipas tij edhe për kundër temave politike po ndikojnë në ekonominë e vendit.

Mustafa: Përkundër temave politike, bizneset po arrijnë sukses

“Përkundër këtyre temave të rënda politike, bizneset po e bëjnë  punën  e tyre, po arrijnë sukseset , përkatësisht përmbushja e obligimeve ndaj institucioneve po bëhet nga ana e bizneseve...Temat ekonomike , gjithnjë po gjejnë vend në vendin tonw dhe se gjithë kjo që po duket jashtë më shumë në fushën e ekonomisë dhe në degë të ndryshme të ekonomisë është rezultat i bizneseve të suksesshme të fuqishëm të cilat kamë shpresë që do të jenë konkurrente tani edhe në tregun e Bashkimit Evropian dhe në tregun financiar“, tha Mustafa.

Ministri i Financave , Avdullah Hoti, ka premtuar se shumë shpejtë MF-ja do të konkretizojw Udhëzimin Administrativ me qëllim që të përmbushet pakoja fiskale, e cila mundëson lehtësira për bizneset dhe nxitjen e investimeve të huaja.

Hoti: Në shtator do të fillojmë punën për pushimet tatimore

“Ne  kemi përfunduar një pjesë të reformave fiskale. Nuk është përmbyll krejt reforma. Sivjet kemi disa aktivitete të tjera . Pushimet tatimore për të cilën Oda Ekonomike Amerikane, është  shumë insistuese që ta qojmë përpara. Besoj që tani do të gjejmë hapësirë që gjatë shtatorit të ulemi bashkë me juve për të konkretizua Udhëzimin Administrativë që krijon mundësi dhe lehtësira për investime të huaja”, tha Hoti.

Sakip Imeri, drejtor i përgjithshëm i ATK-së, tha se ndihet mirë që merr pjesë në ceremoni të tilla pasi ai tha se tanimë shërbimet  që ky institucion është duke i ofruar shihen që kanë arritur rezultate të prekshme.

Imeri: Po mundohemi të ofrojmë shërbime përmes internetit

“Duke ofruar shërbime dhe duke shkëputur kontaktin fizik  në masën më të madhe të mundshme me tatimpaguesit në mënyrë që në anën që kërkohet prje tatimpaguesve të përmbushin ligjin të kenë lehtësi sa më shumë dhe kanale të komunikimet përmes internetit”, tha Imeri.

Aktiviteti i shpërblimit të tatimpaguesve më të mirë është iniciuar për herë të parë nga Oda Ekonomike Amerikane në vitin 2015, ndërsa ky vit shënon përvjetorin e njëmbëdhjetë të kësaj ngjarje.

Pesë kompani shpallen tatimpaguesit më të mirë të vitit

Kompanitë , “Cacttus”, “Coca Cola Hellen Bottling Company Kosovo” , “Kid Zone Kosovo”, Ndërmarrja Tregtare ”Fortesa” dhe “Scan Color JYSK” janë shpallur tatimpaguesit më të mirë të 2015.

Ndarjen e shpërblimeve e ka bërë kryeministri i Kosovës Isa Mustafa. Këto kompani hynë në kategorinë e bizneseve që kanë mbi  5 milionë euro qarkullim vjetor.

 Po ashtu janë ndarë edhe mirënjohje për kompani që kanë qarkullim 1.5 milion, etj.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat