Investimeve infrastrukturore në vlerë prej mbi 2 miliardë euro

Ekonomi

Investimeve infrastrukturore në vlerë prej mbi 2 miliardë euro

Më: 25 gusht 2016 Në ora: 12:53
Hekurudhat

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur ka miratuar Listën Prioritare të Projekteve Infrastrukturore.

Ministri i Integrimit Europian, Bekmi Çollaku, është shprehur i lumtur për këtë vendim të Qeverisë, të cilin edhe e ka arsyetuar para kabinetit qeveritar.

Ndërsa në një postin më facebook, Çollaku ka kujtuar se Bashkimi Evropian ka ndarë 1 miliard Euro për financimin e projekteve infrastrukturore që do të dalin nga procesi i Berlinit, përmes Kornizës Investuese për Ballkanin Perëndimor.

“Sot kemi miratuar programin e investimeve infrastrukturore të përbërë prej 55 projekteve në vlerë prej 2.7 miliard Euro. Institucionet e Kosovës kanë arritur të përgatitin një program të qartë të investimeve infrastrukturore për vitet dhe dekadat në vijim”.

“Republika e Kosovës tashmë ka përfituar grantin e parë investiv për Rehabilitimin e Linjës Hekurudhore 10, në vlerë prej afro 52 milion Euro. Projektet e tilla, përpos ndërtimit të infrastrukturës së re apo rehabilitimin e saj, do të sjellë integrim më të mirë të tregjeve, lëvizjen më të mirë të udhëtarëve dhe forcimin e konkurrueshmërisë së vendit”.

“Lista Prioritare e Projekteve Infrastrukturore do të shërben si udhërrëfyes për investimet e ardhshme infrastrukturore në Kosovë dhe bazë për orientimin e shpenzimeve tona buxhetore, asistencën e donatorëve dhe negociatave financiare me Bankat zhvillimore”, ka shkruar Çollaku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat