Veseli mirëpret vendimin për ndarjen mjeteve buxhetore për sëmundjen e gjedheve

Ekonomi

Veseli mirëpret vendimin për ndarjen mjeteve buxhetore për sëmundjen e gjedheve

Më: 25 gusht 2016 Në ora: 13:12
Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës për ndarjen e mjeteve për parandalimin e sëmundjes gungore tek gjedhet.

Veseli më e anë të një postimi në facebook ka rikujtua deklaratën e tij, për një veprim të shpejtë për këtë çështje.

“E mirëpres vendimin e Qeverisë për ndarjen e buxhetit prej 1.1 milion euro për parandalimin e sëmundjes gungore tek gjedhet. Javën që shkoi, bashkë me Ministrin e Bujqësisë, vizituam disa fermerë nga ku vlerësuam urgjencën e veprimit institucional”, ka shkruar Veseli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat