Së shpejti në Skenderaj do të hapën mbi 70 vende të reja të punës

Ekonomi

Së shpejti në Skenderaj do të hapën mbi 70 vende të reja të punës

Më: 25 gusht 2016 Në ora: 19:40
Fadil Nura dhe investitorët gjerman

Për herë të tretë Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura, ka pritur investitorët gjermanë të interesuar për investime në fushën e përpunimit të mishit të shpezëve. Si rezualtat i takimeve dhe konsultave të shumëanshme sot është konkretizuar puna e regjistrimit të biznesit si shoqëri aksionare që merret me përpunimin e mishit të shpezëve, investim ky që fillimisht do të krijoj mbi 70 vende të reja të punës.

Kompania “Weng Fat Poultry” e regjistruar tashmë në Skenderaj do të nis shumë shpejt investimet në ndërtimin e objektev për përpunimin e mishit të shpezëve që do të importohet në vendet e BE-së, kurse në te ardhmen e njeta do të rrisë fushëveprimtarinë edhe në kultivimin e patave

Edhe një herë Nënkryetari Nura ka shprehur gatishmërinë për punë të palodhshme të institucioneve lokale në shërbim të ofrimit të kushteve për investitorët nga Gjermania. Ai e theksoi si shumë të rendësishme dhe jetike krijimin e vendeve të reja të punës nga investimet në prodhimtari dhe siguroi për kushte të vavorshme për investime që ofron Skenderaj.

Përfaqsuesi i investitorëve Mu Phung, në emër të aksionarëve ka shprehur më këtë rast falenderimin për mundësitë e ofruara nga Komuna e Skenderajt në lehtësimin e proceduarave për regjistrim të biznesit dhe për ofrim të kushteve për investime në Kosovë. 

Ai më këtë rast premntoi se ky është vetëm hapi i parë i investimeve pasi si aksionarë janë të interesuar në zgjerimin e veprimtarisë në fushën e kultivimit të patave.

Komuna e Skendeerajt po vazhdon me përkushtim të jashtëzakonshëm përpjekjet për thithje të investimeve nga jashtë, sidomos në fushën e prodhimit, pasi investimet e tilla ulin nivelin e papunësisë dhe ndikojnë direct në zhvillimet e përgjithshme ekonomike. Sfidë për investimet nga jashtë për institucionet lokale mbetet mungesa e hapërsirës ligjore që mundëson procedura më të thjeshtësuar për investitorët e huaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat