Brexit? Ekonomia gjermane në rënie, ajo britanike në rritje

Ekonomi

Brexit? Ekonomia gjermane në rënie, ajo britanike në rritje

Më: 25 gusht 2016 Në ora: 21:35
ilustrim

Ekonomia e Gjermanisë është goditur nga votimi i Britanisë për t’u larguar nga BE-ja, sipas një sondazhi serioz lidhur me besimin e biznesit ndërkohë që ekspertët thonë se firmat po njohin një “rënie verore”.

Por ka edhe lajme më të këqija në horizont për Angela Merkel sipas Daily Mail, pasi analistët parashikojnë një rritje më të dobët për ekonominë e Gjermanisë më 2017-n.

Por ndërkohë që ekonomia Gjermane po njeh një përkulje, sot dolën prova të mëtejshme se ekonomia britanike po rikthehet në hapat e saj pas rënies së shkurtër pas Brexit-it.

Tregtarët e shumicës kanë raportuar për shitjet e tyre më të mira të gjashtë muajve të fundit, duke e marrë veten pas rënies fillestare që kishte shoqëruar votimet e Brexit-it dhe duke rikthyer një boom në dyqanet britanike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat