Gjermania tejkalon bindshëm Kinën dhe Japoninë në eksporte

Ekonomi

Gjermania tejkalon bindshëm Kinën dhe Japoninë në eksporte

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 6 shtator 2016 Në ora: 12:50
Ilustrim

Sipas prognozave të Ifo-Institus në këtë vit Gjermania do tejkalojë Kinën sa i takon eksporteve të mallrave. Shifrat mendohen të arrijnë në 310 miliardë dollarë, tha eksperti i Ifo, Christian Grimme të martën për agjencinë e lajmeve Reuters.


Kjo shumë është për 25 miliardë më shumë sesa 2015. Shumë pas qëndron Kina sipas ekspertëve me 260 miliardë dollarë, ndërsa në vend të tretë është Japonia me 170 miliardë dollarë. Në 2008 Gjermania për herë të fundit eksportonte më shumë mallra sesa Kina, për ta tejkaluar atë në 2016 përcjell botasot.info. Kina po kalon një jo-stabilitet financiar dhe kjo kuptohet me zvogëlimin e eksporteve për rreth 70 miliardë dollarë në vitet e fundit./Bota sot/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat