Oda Ekonomike Amerikë-Izrael hap dyert e bashkëpunimit me Shqipërinë

Ekonomi

Oda Ekonomike Amerikë-Izrael hap dyert e bashkëpunimit me Shqipërinë

Më: 19 shtator 2016 Në ora: 21:07
ilustrim

Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani me bashkëpunëtorë do të vizitoj Çikagon më 27 shtator 2016 dhe me këtë rast do të vizitoj Odën Ekonomike Amerikë-Izrael dhe me bordin e drejtorëve e të udhëheqësve të njohur të Komunitetit Hebrej ku do të jenë të pranishëm përfaqësuesit e të dyja shoqatave shqiptaro-Amerikane(SHSHA-SHGSHA),do të bisedoj për kohën kur shqiptarët pranuan dhe shpetuan hebrejtë nga dora vrastare Nazi-fashiste si dhe për kahet tjera ekonomike të resursve dhe të mundësive për investimet amerikane në ekonominë shqiptare,kështu thuhet në deklaratën për opinion të drejtorit ekzekutiv të SHSHA-së Skënder Karaçica.

Aktiviteti i programuar i SHSHA-së në Çikago dhe bashkëpunimi i  ngushtë me OEAI-së bëri që sekretari i SHSHA-së Mahmut Skenderi gjatë qendrimit në atdhe pati një varg aktivitetesh në frymën e projektëve kombëtare që kanë të bëjnë me kahet e zhvillimit ekonomik dhe të politikave ekonomike të investimeve amerikane në Kosovë,Shqipëri dhe në pjesët tjera etnike shqiptare.Në këtë frymarrje shqiptaro-amerikane në Çikago,ka nisë nisma që Tirana zyrtare të jetë më afër me institucionet ekonomiko-financiare në Çikago,për të ndihmuar kahet e zhvillimit ekonomik në Shqipëri dhe Kosovë që këto nisma të SHSHA-së janë sendertuar me rastin e organizimit të Konferencës Ekonomike për Investime në Kosovë që u mbajt në nëntor të vitit 2015.

Oda Ekonomike Amerikë-Izrael do të organizojë pritje të ngrohtë për presidentin i Shqipërisë Bujar Nishani,thotë anëtari i këtij institucioni Daniel Shure dhe mik i respektuar i popullit shqiptar që në ambjentët e Federatës Hebreje Metropolitan do të bisedohet për kahet tona të bashkëpunimit ekonomik,kulturor,historik dhe univesitar në mes të dy popujve  shqiptaro-hebrej dhe në miqësi të përjetshme me SHBA.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat