Svarqa kërkon lidhjen e autostradave përmes tunelit në Jezerc

Ekonomi

Svarqa kërkon lidhjen e autostradave përmes tunelit në Jezerc

Më: 20 shtator 2016 Në ora: 09:44
Foto nga vendi ngjarjes

Në forumin e djeshem  të ministrave të qeverisë së Republikës së Kosovës me biznese Ferizajase, kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, në ekspozeun e tij hyrës, duke konstatuar se Ferizaj është anashkaluar nga dy autostradat aktuale, lansoi edhe propozimin për shpimin e një tuneli të gjatë 5 kilometra në fshatin Jezerc.

Sipas kryetarit të Ferizajt, ky segment do të krijonte në lidhje të re 22 kilometërshe ndërmjet dy autostradave kryesore të Kosovës në pjesën jugore të vendit, dhe do ta lehtësonte dukshëm qarkullimin e njerëzve dhe mallrave në nivel nacional dhe rajonal, për ta ngritur Ferizajn në një qendër të rëndësisë rajonale ndërmjet Shkupit e Prishtinës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat