Shoqata e Kompanive të Arkave Fiskale do të shpalos mundësitë e reja për të përfunduar procesin e fiskalizimit të naftëtarëve dhe bizneseve të tjera.
Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi për media, në të cilin thuhet se do të mbahet një konferencë për media nga kjo shoqatë.
Sipas njoftimit, në konferencë flasin ministri i Financave, Avdullah Hoti, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu dhe përfaqësuesi i Kompanive të Arkave Fiskale.
Konferenca mbahet sot, duke filluar nga ora 11:00.