Banja e Pejës lirohet nga mbikëqyrja e AKP-së

Ekonomi

Banja e Pejës lirohet nga mbikëqyrja e AKP-së

Më: 22 shtator 2016 Në ora: 16:46
Bordi Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit

Bordi Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit ka miratuar raportet e shpërndarjes së pagesave për kreditorët e nëntë ndërmarrjeve shoqërore si NSH Mustafe Goga, NSH Letnica, NSH Qendresa, NSH Elast, NSH Deçani, NSH Banjat e Pejës, NSH Ferma e Derrave, NSH Ndërtimtaria dhe NSH Tregtia e Kosovës.

Sipas një komunikate të AKP-së, Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit në mbledhjen e radhës, ku ka raportuar Menaxhmenti i Agjencisë për aktivitetet e fundit të AKP-së për periudhën 1 Gusht – 31 Gusht 2016, dhe për proceset e planifikuara në të ardhmen.

“Para Bordit raportoi Komiteti i Auditimit i Bordit të Drejtorëve me ç’rast u diskutua për planin për implementimin e rekomandimeve të Auditorit të Brendshëm. Bordi diskutoi raportin  mujor  të  punës  për gjendjen në Trepçë. Në këtë mbledhje Bordi miratoi amandamentimin e Politikave Operative të Agjencisë si dhe akteve nënligjore lidhur me procesin e shitjes që do t’i paraprijnë shitjes së aseteve dhe valëve të privatizimit. Bordi miratoi edhe raportin e Komisionit për Shitje të Banesave të NSH-ve me ç’rast aprovoi shitjen e 17 banesave. Bordi i Drejtorëve shqyrtoi raportin e auditorit te jashtëm dhe raportet e monitorimit të përmbushjes se kushtit për mbajtjen e aktivitetit te ndërmarrjes për 3 vite nga data e privatizimit. Duke konsideruar se blerësi ka përmbushur kushtet e kontraktuara, Bordi mori vendim për lirimin nga mbikëqyrja e mëtutjeshme kontraktuale Ndërmarrjen e Re “Spitali Special për Rehabilitim të Përgjithshëm Onix”, thuhet në komunikatë.

Si rrjedhojë e vendimit për largim të uzurpatorëve në përputhje me Udhëzuesin për Trajtim të Aseteve të Uzurpuara, si dhe në përputhje me Ligjin e AKP-së, Bordi miratoi raportet e vlerësimit të çmimeve të qirasë për të hyrë në marrëdhënie kontraktuale më AKP-në për 10 asete që kanë qenë të uzurpuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat