Cilat banka i kanë shërbimet më të shtrenjëta?

Ekonomi

Cilat banka i kanë shërbimet më të shtrenjëta?

Më: 22 shtator 2016 Në ora: 22:46
ilustrim

Bankat komerciale të cilat operojnë në Kosovë vazhdojnë të raportojnë fitime të larta edhe gjatë vitit 2016. Deri në fund të muajit korrik bankat kanë raportuar fitim në vlerë prej 46.7 milionë euro, dhe për këtë periudhë bankat kanë rritur të hyrat nga kamata për kredi si dhe nga provizionet që ato u marrin qytetarëve, shkruan Gazeta Ekonomia.

Në bazë të rregullores për normën efektive të interesit dhe kërkesat për shpalosje të miratuar nga ana e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), bankat duhet të jenë transparente ndaj qytetarëve për shërbimet që ato ofrojnë.

Të gjitha bankat duhet të përgatisin listën e çmimeve dhe të gjitha tarifave për të gjitha produktet dhe shërbimet që ato ofrojnë, duke i shpalosur në mënyrë të dukshme dhe ajo listë duhet të jetë në dispozicion për të gjithë klientët e interesuar.

Bankat duhet të sigurohen që çdo degë dhe njësi e tyre që merret me shërbimin e klientëve të mbaj në çdo kohë listat e tilla të çmimeve të printuara, të cilat përmbajnë informacionin e nevojshëm të gatshme për klientin. Informacioni i tillë duhet të jetë i qartë dhe i kuptueshëm, si dhe duhet të jetë i publikuar edhe në ueb faqen e bankës.

Image

Bankat duhet të sigurohet që listat e çmimeve të përditësohen rregullisht dhe nuk duhet të imponojnë tarifa të cilat janë më të larta se struktura e shpalosur e tyre ose të llogarisin tarifat e tyre në mënyrë kontradiktore me kriteret e shpalosura të llogaritjes.

Por cilat banka ofrojnë shërbime me kushte më të mira për klientët?

Nga të dhënat e hulumtuara në ueb faqet e bankave komerciale, Gazeta Ekonomia ka bërë përmbledhjen e të dhënave për provizionet që bankat u marrin qytetarëve për shërbimet e ofruara.

Tabela në vijim iu mundëson një krahasim më të lehtë të këtyre provizioneve, ndërsa në ditët në vazhdim do t’iu sjellim krahasime lidhur edhe me provizionet tjera që bankat aplikojnë ndaj qytetarëve për kryerjen e shërbimeve. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat