Tregjet e monedhave reflektojnë ecurinë ekonomike mes rajoneve

Ekonomi

Tregjet e monedhave reflektojnë ecurinë ekonomike mes rajoneve

Më: 24 shtator 2016 Në ora: 15:01
Ilustrim

Tregjet e monedhave shënuan luhatje gjatë gjysmës së parë të vitit 2016, duke reflektuar ecurinë ekonomike mes rajoneve dhe pritjet e tregjeve.

Banka e Shqipërisë në raportin e publikuar së fundi mbi ecurinë e këmbimit valutor, vëret se gjatë muajve të parë të vitit 2016, euroja është vlerësuar ndaj dollarit amerikan, duke reflektuar pritshmëritë mbi ecurinë ekonomike të dy rajoneve dhe një tranzicion gradual drejt shtrëngimit të politikës monetare nga ana e Rezervës Federale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pas rezultatit të Brexit, euroja u forcua ndjeshëm ndaj paundit britanik. Në fund të periudhës, euroja është nënçmuar ndaj dollarit amerikan, jenit japonez dhe monedhave të shumicës së rajoneve në zhvillim, në reflektim të pritjeve të tregjeve për një lehtësim të mëtejshëm të politikës monetare nga ana e BQE-së.

Sipas BSH-së, në tregun e këmbimit valutor vendas, gjatë kësaj periudhe, leku u mbiçmua lehtësisht ndaj monedhës evropiane dhe ndaj dollarit amerikan. Në nivel vjetor, monedha vendase shfaqi mbiçmim thuajse të njëjtë ndaj dy monedhave kryesore me rreth 1.5%. Si rezultat, gjatë periudhës, kursi mesatar i këmbimit të euros shënoi 138.28 lekë, ndërsa ai i dollarit amerikan vlerën 124 lekë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat