Krimi i organizuar po e dëmton buxhetin e Kosovës!

Ekonomi

Krimi i organizuar po e dëmton buxhetin e Kosovës!

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 26 shtator 2016 Në ora: 12:44
Ilustrim

Kosova tash e sa vite pas luftës, është në gjendje të rëndë sociale, morale e politike.

Ekspertët e ekonomisë dhe analistët politikë, vlerësojë se krimi i organizuar ka kapur fuqishëm dy shtetet e pavarura shqiptare duke ua shkallmuar kështu fatin historik si në kohë robërie.

Sipas tyre, derisa nuk do të kemi fuqizim të sundimit dhe rendit të ligjit Kosova do nuk do të ketë kurrë një ekonomi të mirëfilltë dhe do të jetë shumë larg për tu arritur sukseset.

Safet Gërxhaliu, kryetar i Odës Ekonomike dhe ekspert i ekonomisë ka thënë se krimi i organizuar e dëmton buxhetin e Kosovës, si në fushën shëndetësore ashtu edhe në atë ekonomike.

“ Ne jemi duke e përcjellë koniunkturën e trendëve ekonomie në Kosovë, rreth identifikimit të sfidave e barrierave e të cilat ballafaqohet konteksti i bizneset. Ne mund të identifikojmë sfidat e shumta që vijnë nga korrupsioni, nepotizmi, çmimin i lartë i energjisë elektrike, mungesa e aftësisë së punëtoreve e shumë gjana të tjera, mirëpo duhet kuptohet që emëruesi i përbashkët i të gjitha këtyre problemeve për ekonomi të Kosovës është sundimi i rendit të ligjit”, ka thënë Gërxhaliu.

Sipas tij, derisa nuk do të kemi fuqizim të sundimit dhe rendit të ligjit ne do të flasim për një ekonomi, pasi ekonomia e mirëfilltë do të jetë shumë larg për tu arritur sukseset. “Është koha kur duhet që në këtë drejtim të kemi efekte në evazionin fiskal dhe në qoftë se në këtë drejtim do të kemi efekte atëherë do të kemi edhe buxhet për funksionim e shtetit më të lartë. E në qoftë se në do të bëjmë hapa të gabuara dhe nuk do të jemi aktiv në parandalimin e këtyre dukurive negative, do ta dëmtojmë në mënyrë direkt buxhetin e Kosovës të konsoliduar por mbi të gjitha do të të dëmtohet imazhi i Kosovës i cili edhe ashtu është në një pozitë të palakueshme. Prandaj duhet që të gjithë bashkërisht që të kuptojmë të vërtetën , që nëse nuk mund të kem zhvillim ekonomik pa fuqizim të sundimit dhe rendit të ligjit atëherë garanci e zhvillimit ekonomik është sundimi i rendit dhe ligjit”, ka thënë Gërxhaliu.

 Ai ka thënë se për ti luftuar apo mënjanuar këto pasoja duhet të të merren përvojat e rajonit dhe në këtë drejtim të kemi ekspertizë shkencore e cila do të jetë në funksionim të fuqizimit të sundimi të rendit dhe ligjit.

“ Nëse edhe më tutje do të kemi një avaz të tillë çfarë kemi deri më tani atëherë sigurisht se do të jetë e pamundur që të kemi një buxhet më të lartë. Pra mendoni një Maqedoni e cila për ne në momente të caktuara analizohet me një skepticizëm buxhetit për vitin 2017 do të jetë i rekomanduar afër 3 miliardë, kurse Kosova që nga UNMIK-u dhe këndej ka qenë 1 miliardë e 200 deri në 1 miliardë e 580 milion euro. Prandaj Kosova meriton më tepër dhe në qoftë se mendojmë të arrijmë kualiteti social, atëherë duhet të kemi një proces integrues dhe mbi të gjitha ta kemi një mirëqene më të mirë për shqiptarët Kosovës”, ka thënë Gërxhaliu.

Skender Zogaj, analist polik ka thënë se krimi i organizuar është problemi kryesor që po e mbanë të ngulfatur shoqërinë shqiptare, si në Shqipërinë 104-vjece, po ashtu edhe Kosovën 8-vjece, të cilat të mbërthyera nga duart e krimit, po përjetojnë krizë të rëndë e cila vërtetë është tepër dëshpëruese.

Ai ka thënë se ky sindrom po ia cenon ardhmërinë kombit shqiptar, që aktualisht, gëzon kushte e rrethana jashtëzakonisht të volitshme për vetëqeverisje dhe përparim zhvillimor.

“Krimi i organizuar e ka kapur fuqishëm dy shtetet e pavarura shqiptare dhe po ua shkallmon fatin historik, me keq se në kohë robërie! Kjo nuk është përshtypje por është fakt konkret në Kosovë edhe në Shqipëri, prandaj, dekriminalizimi i skenës politike dhe reforma ne drejtësi janë kërkesat kushtetuese që ndërkombëtarët ua kanë parashtruar dy shteteve, që patjetër duhet t'i realizojnë nëse duan integrim në BE”, ka thënë Zogaj.

Ai ka thënë se Kosova dhe Shqipëria të zëna pisk, zyrtarisht e kanë pranuar kushtin, mirëpo, klasat politike dhe rrjetet e tyre të infiltruar në institucionet shtetërore, në dy vendet nuk e kanë asnjë fije vullneti për ta realizuar, sepse dekriminalizimi ka të bëjë pikërisht me to, prandaj mund të veprojnë kundër vet shkatërrimit.

“Në këto rrethana, e vetmja alternativë për realizimin e dekriminalizimit është faktori ndërkombëtar që duhet të diktojë me forcë realizimin e dekriminalizimit dhe reformës në drejtësi. Në Shqipëri tashmë është treguar shkopi i modelit të SHB-ve, që do të kenë edhe pjesëmarrje të drejtpërdrejtë ndikimi”, ka thënë Zogaj.

Sipas të njëjtit kjo, do të ndodh edhe me Kosovën, sepse është e vetmja mënyrë e arritjes së rezultatit të duhur, duke qenë se, Kosova me forcat e veta nuk mund të dekriminalizohet dhe as të bëjë reformë në drejtësi, duke qenë se, institucionet e drejtësisë janë të kalbura në tërësi dhe duhet të ripërtërihen tërësisht”, ka thënë Zogaj.

Nexhmedin Mustafa politolog, ka thënë se krimi në botë, në veçanti ai i organizuar, po vazhdon të shkaktojë telashe serioze për mbarë njerëzimin dhe po paraqitet si sfidë serioze për ta luftuar atë. Ai ka thënë se nga krimi i organizuar, njerëzimit i shkaktohen dëme materiale që arrijnë miliardat brenda vitit, prandaj nuk është as e rastësishme që Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka aprovuar Konventën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar.

“Krimi i organizuar, nuk përbën apo nuk ngërthen në vete vetëm të keqën materiale, përkatësisht dëmet që shkakton, por ai me t’i futur rrënjët në një shoqëri të caktuar, përbën rrezik në zhvillimin normal të asaj shoqërie në të ardhmen, sidomos në rrugëtime afatgjate. Kosova nuk duhet të pres “dorën e fortë” apo ndonjë imponim ndërkombëtar për reforma në drejtësi e legjislacion për ta luftuar këtë fenomen, ngase kështu si e tillë ajo nuk do të mësohet të ecë me hapat e saj drejt konsolidimit të shtetit.

Mirëpo, duke pas parasysh se krimi i organizuar dhe korrupsioni në Kosovë, jo vetëm që e hasim kudo në institucionet tona, por ky çështje sikur ka marrë hovin e shtrirjes dhe rrënjëzimit kudo, është më se i nevojshëm dhe i domosdoshëm, nevoja e presionit të vazhdueshëm nga BE-ja dhe SHBA-ja në institicionet vendore që kjo dukuri të luftohet”, ka thënë Mustafa.

Sipas tij, krimi i organizuar dhe korrupsioni në Kosovë përbën një fenomen shqetësues, ngase këtu është e përzier edhe politika, prandaj ky lloj krimi i organizuar, në një vend kaq të vogël dëmton rëndë demokracinë në vend.

“Në vazhdën e aspiratave tona si shoqëri për tu integruar në strukturat e Bashkimit Evropian dhe në NATO, në rend të parë duhet të fokusohemi në çështjen e sundimit të ligjit, me theks të veçantë luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit në vend. Në rrethanat e krijuara në Kosovë, aktualisht vendi si i tillë nuk përbën rrezik të formës klasike nga jashtë, duke përjashtuar këtu format e terrorizmit ndërkombëtar, por rreziku i vazhdueshëm dhe kërcënimi më i madh i vendit është krimi i organizuar dhe shkalla e lartë e prezencës së korrupsionit:, ka thënë Mustafa.

Ai ka thënë se krimi i organizuar nga cilado palë qoftë, dëmton buxhetin e Kosovës, dëmton rendin tregtarë dhe ekonomik, kur në pyetje është konkurrenca e barabartë dhe kështu fare në fund, dëmtohet dhe varfërohet qytetari i rëndomtë i cili është taksapagues i këtij shteti. “Peshku kalbet nga koka dhe jo nga bishti” , andaj përgjegjësinë kryesore për ta luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin e kanë krerët kryesorë të vendit dhe dikastere tjerë institucionalë, andaj të njëjtit nuk mund të hedhin fajin në Bashkësinë ndërkombëtare tërë kohën për mossukseset e Kosovës në avancimin e saj drejt strukturave të BE-së dhe NATO-së”, ka thënë Mustafa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat