Afati i dorëzimit Kuponë Fiskal nga 01 tetori deri më 04 nëntor

Ekonomi

Afati i dorëzimit Kuponë Fiskal nga 01 tetori deri më 04 nëntor

Më: 29 shtator 2016 Në ora: 15:18
Ilustrim

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se aplikimi dhe dorëzimi i plikove me kuponë fiskal për tremujorin e tretë të këtij viti fillon nga data 01 tetor deri më 04 nëntor.

Sipas ATK-së, aplikimi bëhet duke plotësuar aplikacionin për rimbursim të mjeteve nga grumbullimi i Kuponëve Fiskal, i cili duhet të plotësohet në mënyrë elektronike, përmes ueb-faqes së Administratës Tatimore të Kosovës www.atk-ks.org, në linkun Shërbime Elektronike – Aplikacioni për Kuponë Fiskal.

“Vetëm pasi të keni aplikuar, përmes këtij aplikacioni, ju do të mund t’i dorëzoni fizikisht plikot në cilëndo pikë të Postës së Kosovës. Afati i dorëzimit të plikove me Kuponë Fiskal bëhet nga data 01 tetor deri më 04 nëntor. ATK do të shqyrtoj të gjitha aplikacionet, si dhe do të rimbursoj mjetet, ashtu siç është përcaktuar në Udhëzimin Administrativ Nr. 01/2015”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat