Hoti: 15 milionë euro të kredisë nga BB janë për Iber-Lepencin

Ekonomi

Hoti: 15 milionë euro të kredisë nga BB janë për Iber-Lepencin

Më: 1 tetor 2016 Në ora: 17:27
Avdullah Hoti

Ministri i Financave Avdullah Hoti falenderon Bordin Ekzekutiv të Bankës Boterore për miratimin e kredisë për sistemin dhe kanalin e ujitjes të Iber-Lepencit.

Ministria e Financave ka njoftuar se  vlera totale e marrëveshjes është 22 milionë euro.

“Nga kjo shumë, përmes një marrëveshje të veçantë që do të nënshkruhet në mes të Ministrisë së Financave dhe Ibër Lepenc Sh.A. 15 milionë euro do të nën-huazohen tek Ibër Lepenci kurse pjesa e mbetur në vlerë 7 milionë euro mbetet tek Qeveria e Kosovës. Kredia është në euro, me normë interesi 1.40%, grejs periudha 5 vite, ndërsa  kthimi i kredisë do të bëhet në periudhën prej 20 vitesh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat