Hoti takohet me zyrtarë të Bankës Botërore, bisedojnë për zhvillimet e fundit ekonomike

Ekonomi

Hoti takohet me zyrtarë të Bankës Botërore, bisedojnë për zhvillimet e fundit ekonomike

Më: 8 tetor 2016 Në ora: 10:43
Pamje nga takimi

Ministri i Financave Avdullah Hoti, së bashku me Ministrin e Zhvillimit Ekonomik Blerand Satvilecin, Guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës Bedri Hamza dhe ekipin përcjellës në takimet vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, u takua me zëvendëspresidentin e Bankës Botërore Cyril Muller, drejtorin Ekzekutiv të Bankës Botërore Franciscus Godts, dhe drejtoreshën për Ballkan Perëndimor Ellen Goldstein.

Në këto takime u diskutua për zhvillimet e fundit ekonomike në Kosovë, progresin në implementimin e projekteve të financuara nga Banka Botërore, si dhe për financimin e projekteve të reja.

Përfaqësuesit e Bankës Botërore u zotuan për mbështetje të mëtutjeshme të projekteve me interes publik në Kosovë, të cilat projekte tani më janë aprovuar nga Qeveria e Kosovës, si pjesë e listës së projekteve për financim përmes Klauzolës për Investime.

Në këto takime u diskutua edhe për strategjinë e re të Bankës Botërore për Kosovë dhe nevojën që në këtë strategji të reflektohen prioroitetet e Qeverisë së Kosovës.

Përfaqësuesit e Bankës Botërore u pajtuan që gjatë procesit të draftimit të kësaj strategjie të zhvillojnë konsultime me Qeverinë e Kosovës, për t’u siguruar se drafti final i merr parasysh orientimet strategjike të Qeverisë./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat