FSPE nuk lejohet të mbajë konferencë në objektin e KEDS-it

Ekonomi

FSPE nuk lejohet të mbajë konferencë në objektin e KEDS-it

Më: 12 tetor 2016 Në ora: 17:30
Konferenca jashtë objektit

Federata e Sindikatave të Pavarura ElektroKosova (FSPE) sot nuk pati mundësi që të mbajë konferencë brenda objektit të KEDS-it, aty ku ishte paraparë takimi me mediat.

Pas moslejimit për të hyrë brenda zyrave të ndërtesës së KEDS-it, organizatorët e konferencës u deklaruan për media para hyrjes kryesore të ndërtesës, ngase atyre iu ndalua edhe qëndrimi brenda oborrit të kompanisë.   Duke e cilësuar si çnjerëzore veprimin e menaxhmentit të KEDS-it, kryetari i FSPE-së, Rashit Gashi, tha se ajo çfarë ndodhi sot është jonormale.  

Gashi: Konferenca mbahet në mënyrë jo normale dhe çnjerëzorë

‘’Po e shihni edhe vetë konferenca duhet të mbahet në kushte jo normale pasi menaxhmenti i KEDS-it ka vendosur të na dëboj nga zyrat tona të Sindikatës të cilat gjenden në ndërtesën prapa nesh. N këtë mënyrë menaxhimet i KEDS-it përmes sigurimit ka vendosur të na dëboj jo vetëm prej zyrës por edhe jashtë oborrit... Ju ishit dëshmitar vetë që javën e kaluar menaxhmenti i KEDS-it lëshoj një komunikatë, një deklarata për media, ku tha se ne kemi një bashkëpunim të shkëlqyeshëm me Sindikatën , ky pra është bashkëpunimi i shkëlqyeshëm mes menaxhmentit dhe Sindikatës në këto kushte jo normale dhe çnjerëzore sa edhe dëbohemi nga zyrat dhe mbajmë konferenca në rrugë’’, tha Gashi.

Nënkryetari i FSPE-së  Sherif Fejzullahu, tha se KEDS-i nuk i përmbahet asnjë kriteri  përveçse largimit të punëtorëve nga puna . Sipas tyre, KEDS-i këto ditë ka larguar nga puna 95 punëtorë, me arsye se po e mbyllte një departament. Kërkesat e punëtorëve nuk janë marrë parasysh nga asnjë institucioni.

Fejzullahu: KEDS nuk i përmbahet asnjë kriteri

(Video) ‘’Arsyeja e vazhdimit të protestave të punëtorëve të KEDS-it qëndron në faktin se menaxhmenti KEDS nuk ka të ndalur në largimin e punëtorëve nga puna. Pas krijimit farse të departamentit të operimit dhe vendosjes së 200 punëtorëve të profileve të ndryshme në një barakë , pa i angazhuar në punë gati për dy vite , tani këto ditë largoi edhe 95 punëtor me arsyen se po e mbyllë këtë departament dhe se nuk ka më vend punë për ta. Në mesin e këtyre punëtorëve ka edhe punëtor me 30 vite përvojë pune dhe me kontrata të përhershme. KEDS-i mbështetet në kinse një lloj ligji por e vërteta është se ai nuk respekton asnjë kriter ,përveç dëshirës për të zvogëluar numrin e punëtorëve. Sot ekipet tona në teren kanë punëtor më pak,  kurse KEDS paguan orë shtesë jashtë orarit të punës si dhe dhunon punëtorët me angazhim të tepruar për të rrit përformancë të cilën ai e dëshiron”, tha Fejzullahu.

Fehmi Pajaziti, nënkryetar tjetër i FSPE-së, kishte një apel për të gjithë qytetarët e Kosovës , që të mos sulmohen asnjë nga punëtorët e KEDS-it , se ata kryejnë vetëm obligimet e tyre dhe nuk kanë asnjë faj.

Pajazit: Punëtoret e KEDS-it nuk kanë asnjë faj

‘’Kam një apel tek popullata se mos të sulmohen asnjë nga punëtorët e KEDS-it fizikisht sepse nuk janë fajtorë, sepse janë punë marrës dhe janë të obliguar ta bëjnë punën e vetë, faji është diku tjetër e jo tek punëtorët , andaj ju lusë të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, se punëtorët janë punëtorë punojnë për një pagë dhe nuk janë fajtorë prandaj të kenë mirëkuptim”, tha Pajaziti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat