Krasniqi: Kosova ka nevojë për kuadro në fushën e bujqësisë

Ekonomi

Krasniqi: Kosova ka nevojë për kuadro në fushën e bujqësisë

Më: 19 tetor 2016 Në ora: 20:04
Pamje nga takimi

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi ka takuar sot dekanin e Fakultetit të Bujqësisë në UP, profesor Skënder Kaçiu.

Në takim u bisedua për bashkëpunimin mes dy institucioneve dhe angazhimet e dyanshme në avancimin e bujqësisë, bën të ditur një komunikatë nga Ministria.

Ministri e njoftoi dekanin për të arriturat e deritanishme në bujqësi, investimet që po bëhen nga MBPZHR-ja, jo vetëm në anën e mbështetjes financiare por edhe në edukimin e fermerëve. Me këtë rast, ai tregoi se investimet e bëra në këtë sektor kanë bërë që bujqësia të zhvillohet dhe fuqizohet në vazhdimësi viteve të fundit, njofton komunikata.

Ministri Krasniqi, gjatë këtij takimi ka theksuar nevojën që ka Kosova për kuadro profesionale në bujqësi dhe në këtë drejtim ai tha se Fakulteti i Bujqësisë e ka luajtur një rol të rëndësishëm, por shtoi se bashkërisht si fakulteti ashtu edhe ministria duhet të rrisin bashkëpunimin dhe angazhimin që të ketë sa më shumë të rinj të interesuar për të studiuar për bujqësi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat