Tregu botëror shënon ulje të çmimit të naftës

Ekonomi

Tregu botëror shënon ulje të çmimit të naftës

Më: 25 tetor 2016 Në ora: 10:37
Ilustrim

Çmimet globale të naftës pësuan një rënie të lehtë të hënën pasi Iraku refuzoi vendimin e fundit të OPEC-së për të ulur prodhimin e naftës.

Sipas mediave ndërkombëtare të dielën vonë, Falah al-Amri, kreu i kompanisë shtetërore të naftës, tha se Iraku nuk mbështetë vendimin e fundit të OPEC-ut, prandaj vendi nuk do të ulë prodhimin e naftës.

Mëngjesin e të hënës, çmimi i naftës së papërpunuar, sipas International Brent, ishte 51.75 dollarë për fuçi në ora 07:15 sipas kohës lokale, ndërsa sipas West Texas Intermediate, çmimi bruto ishte 50.77 dollarë për fuçi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat