BSH hedh në qarkullim monedhën metalike me vlerë 5 Lekë

Ekonomi

BSH hedh në qarkullim monedhën metalike me vlerë 5 Lekë

Më: 31 tetor 2016 Në ora: 18:27
ilustrim

Banka e Shqipërisë njoftoi sot, se duke filluar nga data 1 dhjetor 2016 do të hidhet në qarkullim monedha metalike shqiptare me vlerë nominale 5 Lekë, me kurs ligjor, emetim i vitit 2014.

Rishtypja e monedhave metalike shqiptare me kurs ligjor, me vlerë nominale 5 Lekë, është miratuar me vendimin nr. 16, datë 26.2.2014, të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, në mbështetje të ligjit nr. 8269, datë 23.12.1997 “Për Bankën e Shqipërisë”, i ndryshuar.

Sipas njoftimit per shtyp te BSH-se, monedha e re metalike, me vlerë nominale 5 Lekë, emetim i vitit 2014, ka të njëjtën përbërje, pamje, përmasa dhe peshë, me monedhën metalike me vlerë nominale 5 Lekë, emetim i vitit 2011. Ndryshimi nga emetimi i fundit i kësaj prerjeje qëndron tek viti i emetimit në trupin e monedhës, i cili në monedhën e re do të jetë “2014”.

Duke filluar nga data 1 dhjetor 2016, monedha metalike me vlerë nominale 5 Lekë, me kurs ligjor, emetim i vitit 2014, do të përdoret si mjet pagese paralelisht me të gjitha monedhat metalike ekzistuese në qarkullim të kësaj prerjeje, emetime të viteve të mëparshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat