Kelmendi: Dogana e Kosovës po shtrenjton prodhimin vendor prej 3 deri 8 përqind

Ekonomi

Kelmendi: Dogana e Kosovës po shtrenjton prodhimin vendor prej 3 deri 8 përqind

Më: 25 nëntor 2016 Në ora: 10:24
Pamje nga tryeza “Eksportet e Kosovës: Mundësitë dhe Pengesat”

(E plotësuar)- Bilanci tejet negativ tregtar karakterizon më së miri gjendjen e vështirë të prodhuesve në Kosovë, kjo, jo vetëm në periudhën e fundit por që nga paslufta.

Kështu u tha sot në tryezën me temë: "Eksportet e Kosovës, mundësitë dhe pengesat" të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Ramiz Kelmendi në fjalën e tij tha se për të pasur një eksport të madh dhe të mirëfilltë duhet të ketë  prodhimtari me rendimente të larta dhe cilësore. Ai theksoi se janë  të përkushtuar si Qeveri që në Pakon fiskale 2, të mbështeten edhe më tej prodhuesit kosovarë, mirëpo ai tha se tatimet për bizneset janë më të ulëta se në rajon.

“Duke i dëgjuar kërkesat e juaja të shumta për lirimin e doganës në të gjitha repro-materialet, ambalazhimet që po e shtrenjtojnë procesin prodhues në të gjitha komponentt, unë e shpjeguar edhe publikisht se  dogana me repro-materiale po shtrenjton diku prej 3 deri 8 përqind produktin e prodhuar në Kosovë dhe shpesh herë prodhuesit e Kosovës janë shumë të shtrenjta në Kosovë se sa prodhuesit  njëjtë që vijnë nga shtetet e regjionit. Për këtë jemi duke punuar me kryeministrin Mustafa…. që në pakon fiskale 2 të përfshihen maksimalisht”, theksoi Kelmendi. 

Drejtori i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka theksoi se qeveria ka pasur përkushtim nëse jo në praktikë së paku një retorikë për të fuqizuar sektorin e prodhimit. Zeka tha se kërkesa e tyre ka qenë vazhdimisht për plotësimin e pakos fiskale për fuqizimin e prodhuesve kosovarë, duke krijuar lehtësira për lirim nga tatim për lëndën e parë.

 “Është bilanci tejet negativ tregtar, i cili e karakterizon Kosovën treguesi më i mirë i gjendjes më të cilën përballen prodhuesit kosovarë, jo vetëm vitet e fundit, por në vazhdimësi që nga periudha e pasluftës e tutje. Është folur disa herë që kanë qenë politikat e pa favorshme fiskale ato të cilat kanë sjellur sektorin e prodhimit në një pozitë të tillë. Megjithatë ajo çfarë ka ndodhur ndoshta do të mund të korrigjohet”, tha Zeka.

Udhëheqësja e Departamentit për Tregti në MTI, Sytrime Dervisholli tha se fatkeqësisht në vitin e kaluar Shqipëria dhe Serbia kanë parashtruar barriera për bizneset kosovare. Me Shqipërinë fatmirësisht ajo tha se shumica barrierave që kanë qenë deri më tash janë zgjidhur ndoshta disa prej tyre me një afat jo të shpejtë.

“Fatkeqësisht gjatë vitit të kaluar një prej vendve të cilat kanë paraqitur më së shumti barriera ndaj Kosovës ka qenë Shqipëria që most ë flas pastaj për Serbinë që pothujase janë barriera të përjavshme apo mujore. Mirëpo dihet se raporti me Serbinë del përtej kompetencave profesionale teknike. Dhe jo çdo herë arrijmë që këto barriera ti zgjidhim apo të zgjidhen në një afat të shpejt siç bëjmë me vendet tjera anëtarë të CEFTA-s”, theksoi Dervisholli. 

Përfaqësuesit e bizneseve kërkuan lehtësira për të bërë biznes duke liruar nga TVSh për lëndën e parë dhe produktet e tyre në tregun e BE nuk janë të njohura. Drejtori i kompanisë “Tre Pharm”, Mergim Prishtina, tha se janë të vetëdijshëm se për të pasur qasje produktet e tyre në tregjet e BE-së duhet të plotësojnë kushtet e cilësisë dhe çmimit, porse nënvizoi se e kanë të vështirë të plasojnë produktet e tyre në BE me një ekonomi të varfër të Kosovës.

“Për të eksportuar në Bashkimin Evropian me brendet tona është diçka që është shumë e vështirë, ose diçka e pa mundshme për këtë momente në të cilin jemi si ekonomi e varfër dhe shteti ri. Çka duhet të kemi ne si prodhues ose vendi ynë përparësi për me eksportuar në BE, janë tre faktor: është kualiteti, është cilësia, është çmimi dhe shpejtësia. Unë besoi se kjo e para kemi avancuar shumë si prodhim në përgjithësi në fabrika të Kosovës, dhe besoj se kemi mbërri një nivel të kënaqshme të kualiteti, por jo asnjë herë me u ndal në përmirësimin e kushteve në cilësi”, tha Prishtina.

Edhe Ruzhdi Haxhijaha nga kompania “Haxhijaha”, kërkoi mbështetjen e Qeverisë së Kosovës për promovimin e produkteve vendore në vendet e BE-së. Ai tha se produktet e tyre nuk janë të njohura në BE.

“Në si prodhues vendor me produktet tona në tregun e Bashkimit Evropian nuk janë të njohura dhe shumë pak kemi arrit me mundësitë tona si prodhues me promovuar nëpër panaire ndërkombëtare, që është një kosto shumë e lartë. Andaj, nevoja është për përkrahje nga institucionet për panaire më të mëdha ndërkombëtare që të promovohen produktet e Kosovës”, theksoi Haxhijaha.

Ndërsa, Agran Halimi nga kompania “Pestova”, the se është punuar vazhdimisht në aspektin e cilësisë kanë arrit nivelet e konsiderueshme, ku kjo kompani me produktet e saj është prezentë edhe në tregun ndërkombëtar. Mirëpo, Halimi tha se ajo që po I pengon është se nuk të barabartë me konkurrentët e tyre në rajon.

“Pas MSA ne jemi preznet edhe në Gjermani, Hungari, Greqi, Bullgari. Trendi është ën rritje, mirëpo ajo që neve na pengon paka a shumë është se nuk jemi të barabartë me konkurrentët tanë në regjion. Është biseduar shumë për lirimin e lëndës së parë nga taksa. Ne sot e kësaj dite paguajmë taksën e lëndës së parë në vaj, për arsye se ajo po konsiderohet se nuk ka cerifikatë nga vendet e BAshkimit Evropian, edhe pse rafinimi kryhet në Holandë. Të gjitha vendet e rajonit janë të liruara nga kjo taksë, ne sot e kësaj dite paguajmë”, tha Halimi.

Ndërsa, Gojart Kelmendi nga kompania “Flutra”, ngriti çështjen e lëndës së parë, që sipas tij, duhet të zgjerohet lista për lirim nga taksat.

Ai tha se nëse vazhdojnë këto barriera për lëndën e parë janë të detyruar të transferojnë fabrikën e tyre në Maqedoni ngase atje ka kushte më të volitshme për të bërë biznes.

Bilanci negativ tregtar tregon gjendjen e vështirë të bizneseve në Kosovë

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizoi tryezën me temë: "Eksportet e Kosovës, mundësitë dhe pengesat".

Drejtori i Odës Amerikane Arian Zeka theksoi se bilanci negativ tregtar tregon më së miri gjendjen e vështirë të bizneseve.

Ai tha se nga ana institucioneve të Kosovës ka pasur përkushtim për të përmirësuar bilancin tregtar. Zeka tha se kërkesa e tyre ka qenë vazhdimisht për plotësimin e pakos fiskale për fuqizimin e prodhuesve kosovarë.

Zëvendës kryeministri i Kosovës, Ramiz Kelmendi tha se për të pasur një eksport të madh dhe të mirëfilltë duhet të ketë  prodhimtari me rendimente të larta dhe cilësore. Kelmendi tha se janë  të përkushtuar që në pakon fiskale 2, të mbështeten edhe më tej prodhuesit kosovarë, mirëpo ai tha se tatimet për bizneset janë më të ulëta se në rajon.

Sytrime Dervisholli udhëheqëse e Departamentit për Tregti në MTI, tha se fatkeqësisht në vitet e fundit Shqipëria ka parashtruar barriera për bizneset kosovare, e mos të flitet më për barrierat e shumta nga Serbia.

Ajo tha se MTI është e përkushtuar për eliminimin e këtyre barrierave. Sipas saj, niveli negativ i eksporteve po vazhdon të jetë i pandryshueshëm.

 Përfaqësuesit e bizneseve kërkuan lehtësira për të bërë biznes duke liruar nga TVSh për lëndën e parë dhe produktet e tyre në tregun e BE nuk janë të njohura.

Për këtë kërkuan përkrahjen e institucioneve nëpër panaire ndërkombëtare. Po ashtu edhe mungesë e atasheve ekonomikë nëpër vendet e BE-së duhet t’i shtyj ambasadorët të promovojnë ekonominë e Kosovës në ato vende ku kryejnë misionin e tyre.

Po ashtu problem mbetet edhe furnizimi me energji elektrikë. Një prej prodhuesve ngriti edhe mundësinë e ikjes nga Kosova për të shkuar me fabrikë në Maqedoni ngase ka kushte më të mira për prodhimtari.

***

Tryeza “Eksportet e Kosovës, mundësitë dhe pengesat” (Drejtpërdrejt)

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizon tryezën me titull: “Eksportet e Kosovës: Mundësitë dhe Pengesat”.

Se sa janë të favorshme politikat e Kosovës për fuqizimin e sektorit të prodhimtarisë dhe nxitjen e eksporteve, cilat janë planet afatshkurta të institucioneve, sa shfrytëzohen marrëveshjet për tregti të lirë nga ana e kompanive prodhuese, çfarë masash ndërmerren nga ana e institucioneve përgjegjëse për zgjidhjen e barrierave në eksport,

Përgjigjet në pyetjet e mësipërme do të jepen nga Mërgim Prishtina, kryesues i Komitetit të Prodhuesve të Odës Amerikane, Ramiz Kelmendi, zëvendëskryeministër, Sytrime Dërvisholli, udhëheqëse e Departamentit për Tregti në MTI, Ruzhdi Haxhijaha, menaxher në kompaninë Bodrumi i Vjetër, si dhe Agran Halimi, përfaqësues i kompanisë Pestova.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat