Kompanitë italiane të interesuara për hekurudhat e Kosovës

Ekonomi

Kompanitë italiane të interesuara për hekurudhat e Kosovës

Më: 1 dhjetor 2016 Në ora: 11:51
Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, gjatë takimit me ambasadorin Italian në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi dhe zëvendësambasadorin, Matteo Corradin

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, ka pritur sot ambasadorin Italian në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi dhe zëvendësambasadorin italian, Matteo Corradini, ku është biseduar për marrëveshjen ende të panënshkruar bilaterale për transportin e udhëtarëve dhe të mallrave, e cila pritet të ratifikohet nga Parlamenti dhe Senati italian.

Ministri Zharku kërkoi rritjen e kontigjentit të lejeve të transportit derisa të aprovohet kjo marrëveshje.

Ndër të tjera, ambasadori italian njoftoi ministrin Zharku për shprehjen e interesimit nga disa kompani italiane për të investuar në sektorin e infrastrukturës hekurudhore në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat