2016-ta, viti më i suksesshëm i pasluftës për Trepçën

Ekonomi

2016-ta, viti më i suksesshëm i pasluftës për Trepçën

Më: 28 dhjetor 2016 Në ora: 14:10
Menaxheri i përgjithshëm i Ndërmarrjes Trepça, Ahmet Tmava, gjatë konferencës së fundvitit me gazetarë

Viti 2016 ka reflektuar suksese dhe ballafaqime me sfida të ndryshme për Trepçën.

Megjithatë, është viti më i suksesshëm i pasluftës, ndërsa në krahasim me vitin e kaluar, gjendja financiare është për 109 për qind më e mirë.

Kështu ka bërë të ditur mes tjerash menaxheri i përgjithshëm i Ndërmarrjes Trepça, Ahmet Tmava, gjatë konferencës së fundvitit me gazetarë, që u mbajt sot në Mitrovicë. 

Sipas tij, nuk është më aspiratë, por realitet, se Ligji për Trepçën tani e njeh atë vetëm si një tërësi e cila do të funksionojë si e tillë dhe jo ndryshe.

Tmava: Viti 2016, shumë i suksesshëm për Trepçën

 “Viti 2016 mund të konstatohet si një vit shumë i suksesshëm, vit i cili më në fund e ka kurorëzuar edhe statusin e Trepçës dhe është bërë finalizimi i ligjit për Trepçën, që tanimë është veç në fuqi, dhe me angazhim të jashtëzakonshëm të të gjithë të punësuarve…kemi arritur që vitin 2016 në aspektin e prodhimit ta përmbyllim me një sukses që reflekton vitin më të suksesshëm në aspektin e prodhimit dhe krijimit të të hyrave nga shitja e koncetratit, si viti më i suksesshëm i pasluftës…. Në aspektin financiar të krijimit të të hyrave krahasuar me vitin e kaluar, është për 109 për qind më i mirë dhe gjendja financiare e Trepçës është shumë më e mirë sesa çdoherë që ka qenë më tutje… Për herë të parë vihet deri tek një bilanc pozitiv, e ky bilanc ka ardhë si rezultat i kursimeve të shumta në çdo vijë buxhetore, por edhe angazhimit të jashtëzakonshëm të të gjit hë të punësuarve në Trepçë… Përveç intensifikimit dhe masave të shtuara të kursimeve, edhe në kuadër të prodhimeve kemi bërë një angazhim që shfrytëzimi dhe eksploatimi i resursit të bëhet në mënyrë sa më racionale… Gjithashtu një vlerë e shtuar e angazhimit ka reflektuar edhe angazhimi në prodhimin e koncentratit kualitativ, që na ka mundësu jo vetëm në realizimin e të gjitha detyrave dhe obligimeve në kontratë për shitblerje, por edhe në vlerën shitëse të reflektojë interes… Tanimë nuk është aspiratë, është realitet, ligji për Trepçën e njeh Trepçën një tërësi e cila do të funksionojë si e tillë”, ka thënë Tmava.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat