Certifikohen 57 auditorë të brendshëm

Ekonomi

Certifikohen 57 auditorë të brendshëm

Më: 28 dhjetor 2016 Në ora: 14:53
Ministria e financave ka organizuar ceremoninë e certifikimit të 57 auditorëve të brendshëm të sektorit publik.

Ministria e financave ka organizuar ceremoninë e certifikimit të 57 auditorëve të brendshëm të sektorit publik.

“Ministria e Financave përmes Departamentit Qendror Harmonizues në vazhdimësi ka qenë një përkrahëse e fuqishme për krijimin dhe zhvillimin e një kuadri modern dhe profesional në fushën e auditimit të brendshëm të sektorit publik. Sot, ne, po shënojmë suksesin e radhës në këtë drejtim me Programin Kombëtar për certifikimin e auditorëve të brendshëm në Republikën e Kosovës”, tha ministri i Financave Avdullah Hoti.

Sipas komunikatës nga MF, Hoti është shprehur se e veçanta e kësaj skeme kombëtare të certifikimit është se për herë të parë kjo skemë si e tillë po aplikohet në Republikën e Kosovës.

“Dizajnimi dhe implementimi i kësaj skeme nuk ka qenë aspak i lehtë, por, jemi të sigurt se ky program e ka arritur qëllimin e tij kryesor, e që është ngritja e kapaciteteve profesionale të auditorëve të brendshëm në sektorin publik”, u shpreh Hoti.

Ai bëri të ditur se ndihet i privilegjuar që do t’ua shpërndajë certifikatat e auditimit të brendshëm të sektorit publik, 52 auditorëve të cilët kanë përfunduar me sukses procesin e certifikimit në programin kombëtar si dhe me  certifikata do të pajisen sot edhe  5 auditor të brendshëm të certifikuar në programin ndërkombëtar të auditimit nga CIPFA e Britanisë së Madhe, ashtu që portë folës apo regjistrit të auditorëve të brendshëm po i shtohen edhe 57 auditor të brendshëm të certifikuar.

“Kosova tani do te ketë 125 auditor të certifikuar ku prej tyre 106 punojnë për institucionet e tyre përkatëse derisa 19 janë nga jashtë institucionet dhe ky program do të vazhdoj. Unë i përgëzoj të gjithë këta auditorë dhe besoj se njohuritë e fituara nga ky program, auditorët do t’i zbatojnë në institucionet e tyre përkatëse, gjatë kryerjes së auditimeve të brendshme dhe dhënies së rekomandimeve adekuate, të cilat kanë për qëllim përmirësimin e funksionimit të sistemit të kontrollit të brendshëm si në nivel lokal dhe atë qendror”, shtoi ministri Hoti

Ministri Avdullah Hoti gjithashtu falënderoi institucionet vendore dhe ndërkombëtare të cilat kanë bashkëpunuar dhe e kanë mbështetur Ministrinë e Financave në këtë proces. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat