Tremujori i tretë i 2016-s shënoi rritje të Bruto Produktin Vendor

Ekonomi

Tremujori i tretë i 2016-s shënoi rritje të Bruto Produktin Vendor

Më: 29 dhjetor 2016 Në ora: 12:25
Ilustrim

U rrit industria nxjerrëse, aktivitetet financiare dhe të sigurimit, hotelet e restorantet, tregtia me shumicë e pakicë, bujqësia, gjuetia e pylltaria, etj.. Shënoi rënie ndërtimtaria, furnizimit me energji elektrike, ujë dhe trajtim të mbeturinave, industria përpunuese, administrimi publik dhe të transportit e magazinimit.

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Bruto Produktin Vendor” (BPV) për tremujorin e tretë të 2016-s, sipas aktiviteteve ekonomike dhe me qasjen e shpenzimeve me çmime aktuale dhe konstante.

BPV-ja në TM2 të vitit 2016 shënon rritje reale për 3.8%, në krahasim me TM3 të vitit 2015.

"Rritja reale e BPV-së sipas aktiviteteve ekonomike është si vijon: Industria nxjerrëse me 9.6%; aktivitetet financiare dhe të sigurimit me 9.3%; hotelet dhe restorantet me 7.5%; tregtia me shumicë dhe pakicë me 4.9%; bujqësia, gjuetia, pylltaria me 0.7%; shërbimet e tjera me 0.5%; dhe afarizmi me pasuri të patundshme me 0.1%", thuhet në raportin e ASK-së. "Ndërsa, rënie reale kishte në të dhënat e: ndërtimtarisë (4.0%); furnizimit me energji elektrikë, ujë dhe trajtim të mbeturinave (3.3%); industrisë përpunuese (2.2%); administrimit publik (0.9%); dhe të transportit dhe magazinimit (0.5%)".

BPV-ja sipas qasjes së shpenzimeve ka pasur rritje në: shpenzimet e konsumit final të ekonomive shtëpiake dhe Institucionet Jopërfituese në Shërbim të Ekonomive Shtëpiake (IJPSHESH) me 6.8%; formimin e bruto kapitalit me 1.1%; importin e mallrave dhe shërbimeve me 5.1%; dhe në eksportin e mallrave dhe shërbimeve 2.5%.

Ndërsa, rënie reale kishte te shpenzimet e konsumit final të Qeverisë (2.0%).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat