Bajrami: Bien investimet e huaja për shkak të situatës politike në Kosovë

Ekonomi

Bajrami: Bien investimet e huaja për shkak të situatës politike në Kosovë

Më: 30 dhjetor 2016 Në ora: 16:19
Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami ka prezantuar raportin vjetor

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami ka prezantuar raportin vjetor, ku tha se vlera e investimeve të huaja direkte për periudhën janar-shtator, sipas BQK është 184 milionë euro, që sipas saj, ka rënie të investimeve, por nuk tregoi për përqindjen e rënies krahasuar me vitin e kaluar.

Megjithatë, ajo në konferencën e fundit për këtë vit, tha se situata politike e brendshme jostabile ka ndikuar tek rënia e investimeve të huaja.

Bajrami: Situata politike e brendshme ka ndikuar në rënien e investimeve të huaja

“Situata politike jostabile ka ndikuar tek rënia e investimeve të huaja, pavarësisht përpjekjeve jo vetëm të diskterit tonë, por edhe të disktereve të tjera e dini që politikat fiskale asnjëherë nuk kanë qenë më të favorshme për bizneset dhe ambienti i biznesit jo vetëm sipas neve si Qeveri, por edhe sipas raporteve ndërkombëtare, asnjëherë nuk ka qenë më i mirë në Kosovë. Megjithatë, kemi pasur një rënie të investimeve të huaja pikërisht për shkak të imazhit dhe të destabilitetit politik të brendshëm”, tha Bajrami. 

Ajo pret që të rriten investimet në vitin e ardhshëm të rriten, ngase parashihet edhe rritja ekonomike mbi 4 përqind.

Sa i përket Brezovicës, Bajrami tha se ka qenë dështim i një kompanie fituese për garancinë financiare. Sipas saj, MTi është në tentativë për privatizimin e Brezovicës.

Bajrami: Jemi në tentativë për privatizimin e Brezovicës

 “Sa i përket projektit të Brezovicës ne e kemi shpjeguar disa here Qeveria e Republikës së Kosovës ka kryer të gjitha të gjitha obligimet, ka qenë në fakt dështim i konzorciumit dhe investitorit, i cili nuk ka arritur assesi që të mobilizojë 163 milionë euro… ne jemi duke punuar tash dhe duke ri-dizajnuar projektin, kemi ndihmën edhe të USAID-it rreth kësaj dhe po presim në një të ardhme të afërt… që ta kemi edhe një tentativë tjetër për gjetjen e një investitori”, tha ministrja Bajrami.

Ajo tha se sfidë mbetet edhe bilanci tregtar negative për import dhe eksport të mallrave.

Bajrami: Nuk jemi shumë të kënaqur me raportin import eksport, kjo ende mbetet një sfidë

“Ndoshta nuk jemi shumë të kënaqur me raportin import eksport, kjo ende sot e kësaj dite mbetet një sfidë, mirëpo po bëjmë shumë përpjekje që t’ju ndihmojmë ndërmarrjeve tona edhe për të rritur kapacitetet e tyre prodhuese, duke investuar në zonat ekonomike dhe duke bartur diku 30 përqind të kostos së tyre për fillim të biznesit”, tha Bajrami.

Ministrja e Bajrami tha se për vitin e ardhshëm është rritur fondi i rezervave për naftë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat