Rriten çmimet - Në vigjilje të vitit të ri, qytetarët bëjnë blerjet e fundit

Ekonomi

Rriten çmimet - Në vigjilje të vitit të ri, qytetarët bëjnë blerjet e fundit

Më: 30 dhjetor 2016 Në ora: 17:14
ilustrim

Qytetarët po bëjnë blerje e fundit në prag të vitit të ri. Në tregjet e qytetit të Tiranës, blerësit janë më të shumtë në numër se ditët normale. Por edhe këtë vit, ka luhatje të çmimit të produkteve të importit. Tregëtarët thonë se blerësit janë më të pakët në numër krahasuar me vitet e mëparshme.

Qytetarët i kanë lënë blerjet në vigjilje të vitit të ri. Tregjet e kryeqytetit ishin të tejmbushur me produkte dhe blerës.

Por tregëtarët nuk janë të kënaqur me blerësit; ata thonë se ata janë më ta paktët krahasuar me vitet e kaluara.

Tregtar: Jo shumë si vitet e tjera, pak më dobët.

Tregtar: Ka blerje nga më të ndryshmet.

Çimimet këtë vit duket se kanë ruajtur normalitetin, luhajte ka patur në produktet e importit, kryesisht në fruta.

Rritje të lehtë të cmimit thonë tregëtarët kryesisht me 20 lekë kanë pësuar sallata jeshile, spinaqi, dhe kastraveci.

Tregtar: Pak janë rritur brokuli, kastraveci, lule lakra.

Blerësit në këtë ditë kanë shpenzuar për frutat dhe perimet për një tryezë festive.

Blerës: Për mua janë normale.

Blerës: Cmimet i kanë rritur

Bashkia e Tiranës bën me dije se ka ushturar vazhdimisht kontrolle në tregje me qëllim që tregëtarët të mos abuzojnë me çmimet.  Ky është vitit i dytë që gjelat e detit shiten në tregun e posaçëm në Baldushk. Fermerët tentojnë herë pas here të tregëtojnë në rrugica pranë tregut në njësinë 1 dhe 2, por ata largohen pasi ushtorhen kontrolle të policisë bashkiake.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat