Euro dhe dollari “nisin garën”, viti 2017 barazon monedhat

Ekonomi

Euro dhe dollari “nisin garën”, viti 2017 barazon monedhat

Më: 3 janar 2017 Në ora: 11:52
Ilustrim

Euro dhe dollari duket se në këtë fillmiviti kanë hyrë në një garë mes tyre, duke shfaqur tendenca barazimi në bursat ndërkombëtare. Analistët shprehen skeptike, duke e cilësuar të paqëndrueshëm këtë trend. Sipas tyre zhvillimet politike që pritet të ndodhin në Europë dhe SHBA do të shkaktojnë destabilitet në bursa. Aktet terroriste po ashtu kanë ndikuar ndjeshëm, ndërsa pasoja pritet të ketë edhe tregu shqiptar.

Me fillimin e vitit 2017, prej kësaj të hëne, euro dhe dollari duket se kanë hyrë në garë në bursat ndërkombëtare .

Duket se viti i 2017 ka parashikuar lëvizje historike në bursat ndërkombëtare me tyre, megjithëse analistët shprehen se ky trend është i paqëndrueshëm, nisur nga fakti se shumë tregje të mëdha në Azi, Britaninë e Madhe dhe Zvicër janë ende të mbyllura.

Prodhimi i tregjeve europiane në dhjetor u zgjerua me ritme të shpejta dhe sipas sondazheve rimbëkëmbja erdhi kryesisht nga Hollanda dhe Austria, ndësa zgjerimi i prodhimeve gjermane ka një rritje më të lartë të saj për gati tre vjet, e nxitur nga kërkesa në rritje e tregjeve Aziatike dhe Shteteve të Bashkuara.

Por analistët shprehen skeptike për këtë trendi të bursës, e cila sipas tyre varet edhe nga zhvillimet politike.

Europa është një një vit elektoral ku në mars zhvillohen zgjedhjet në Gjermani e ku do të vendoset fati i Angela Merkel, por e hapur mbetet edhe çështja Brexit.

Por nga ana tjetër tregu i ndikuar kryesisht nga dollari amerikan pret luhatje, ku në 20 janar Donald Turmp do të marrë detyrën zyrtarisht si President i SHBA dhe adminsitrata do të implementojë politikat e tij monetare.

Por sipas  analistëve një ndikim të madh në luhatjet e bursës kanë pasur edhe ngjarjet e fundit të akteve terroriste në Stamboll, ku u vu re një ndikim jo i vogël dhe tregjet janë shumë elastike në rastet të tilla.

Eksperët parashikojnë se  ky vit do të ketë shumë paqëndrueshmëri për shkak të destabilitetit dhe cështjeve të sigurisë, nisur edhe nga fakti i rënies së numrit të turistëve në qyetet e prekura nga sulmet.

Ndërsa jeni kinez ka pësuar humbjen më të  madhe në më shumë se 20 vjet përgjatë 2016 me pothuajse 7% rënie.

Ngjarjet e sipërpërmendura pritet të kenë një ndikim edhe në Shqipëri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat