Më në fund një lajm i mirë nga Eurozona

Ekonomi

Më në fund një lajm i mirë nga Eurozona

Më: 4 janar 2017 Në ora: 13:38
Ilustrim

Bruksel - Ekonomia e eurozonës përfundoi vitin 2016 me vrullin më të fortë në më shumë se pesë vite e gjysmë, që siguron një nxitje për rajonin, i cili po hyne në vitin e pasigurisë politike.

Indeksi menaxhues i blerjeve (Purchasing Managers Index - PMI) u rrit në dhjetor në eurozonë për 54.4 poena, nga 53.9 poena në nëntor, që është indeksi më i madh në 67 muajt e kaluar, u tha nga kompania hulumtuese e Londres, Markit.

Forcimi i sektorëve të prodhimit dhe shërbimeve pjesërisht është rezultat i euros së dobët, thuhet në deklaratën e Markit, duke shtuar se rritja ekonomikë u regjistrua në të katër anëtarët kryesorë të eurozonës, ku parapriu Spanja, raporton Bloomberg.

Treguesit e rritjes ekonomike, sipas agjensisë nga New York, mund të vendosin themele të forta për ekonominë e 19 shteteve, në kohën kur po hyn në një vit të trazuar politik.

Banka Qendrore Evropiane në dhjetor vendosi të zgjerojë programin për të blerë përsëri asete në fund të vitit 2017 për shkak të inflacionit të ulët dhe rezultatit të pasigurt të zgjedhjeve të ardhshme nacionale në Evropë, por edhe fillimin e negociatave për kushtet e daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, përkujton Bloomberg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat