Klubi i Prodhuesve vendor me dhjetë kërkesa për Qeverinë

Ekonomi

Klubi i Prodhuesve vendor me dhjetë kërkesa për Qeverinë

Më: 13 janar 2017 Në ora: 12:38
Pamje nga tryeza ku u diskutuar për Pakon e dytë fiskale

(E plotësuar) - Klubi i Prodhuesve të Kosovës sot ka dorëzuar dhjetë kërkesa të bizneseve tek Ministria e Financave për t’u përfshirë në pakon e dytë të re fiskale.

Këto kërkesa kanë të bëjnë për zgjerimin e listës së mallrave të importuara për lirim nga taksat doganore, trajtimi i humbjeve nga derivatet, çmimi i lartë i energjisë elektrike dhe mos furnizimi i rregullt, si dhe heqja e akcizës për disa produkte të lëngjeve.

Ndër kërkesat tjera të këtij Klubi ishte edhe për shfrytëzimin e ujërave shtetërore nga kompanitë, që ka të bëjë me pagesën retroaktive.

Në takimin që u zhvillua në Qeveri me përfaqësues të bizneseve, zëvendëskryeministri i Kosovës, Ramiz Kelmendi me këtë rast theksoi se Qeveria është duke i trajtuar me kujdes prodhuesit vendor, duke eliminuar barrierat ndaj bizneseve dhe avancuar ato më tej.

Sipas tij, roli primar dhe kryesor i Qeverisë është krijimi i politikave fiskale të favorshme për bizneset.

Mirëpo, Kelmendi kërkoi nga përfaqësuesit dhe prodhuesit e vendit që ta luftojnë informalitetin dhe t’i lajmërojnë punëtorët e tyre, ngase sipas tij, po i mbajnë disa prej tyre në të zezën.

Kelmendi: Krahas mbështetjes tonë, kërkojmë heqjen e informalitetit nga ana juaj

“Jemi për me ju mbështet maksimalisht me të gjitha metodat dhe me të gjitha mjetet, në çfarë do forme ju me ec përpara dhe me zhvilluar procesin e zhvillimit ekonomik të Kosovës. Por, gjithnjë kërkojmë edhe nga ju kjo të jetë një pakt i përbashkët, që të na ndihmoni në respektimin e ligjeve ekzistuese, heqjen e informalitetit nga të gjithë anëtarët që ju I keni, paraqitjen e punëtorëve, paraqitjen e faturave legale dhe në nxitimin e transaksioneve dhe marrjen e kuponëve fiskal në mënyrë që buxheti i Kosovës që është mbi 2 miliardë. Andaj, nuk kemi dëshirë që ky buxhet të atakohet”, tha Kelmendi.

Kryetari i Klubit të Prodhuesve, Astrit Shabani, gjatë paraqitjes së kërkesave në Qeveri për ndryshime fiskale me ligjin e ri, tha se Ministria e Financave duhet që të krijojë ligje në favor të prodhuesve, meqë sipas tij, edhe janë të thirrur.

Shabani: Jeni të obliguar që të nxirrni ligje dhe rregulla në favor të prodhimeve vendore

“Ne e dimë dhe kështu ju kemi dëgjuar gjithmonë që ju jeni për neve këtu, dhe ne shpresojmë që ne atë ta shohim në praktikë, që ligjet dhe rregullat të vijnë në favor prodhimeve vendore. Edhe e kemi kërkesë kryesore prej të gjitha këtyre që të ndryshohet praktika paras se të vendoset për ligj të thirren aketërt e dhe bashkërisht të zgjidhen. Asnjë herë nuk kërkojmë aty ku preket interesi kombëtarë, gjithmonë initeresei kombëtar për ne është prioritet, mirpo brenda asaj që na lejon me u fuqizuar prodhimet vendore”, tha Shabani, i cili është prodhues plastikës dhe riciklues i mbeturinave.

Përfaqësuesi tjetër i Klubit të prodhuesve, Astrit Panxha, i cili i dorëzoj dhjetë kërkesa Qeverisë, tha se po dekuroajohet një prodhues të merr lëndë të parë në Kosovë, ndërsa po inkuarjohet me importuar për shkak se lirohet nga TVSh-ja. Panxha tha se me krijimin e lehtësirave për bizneset krijohet edhe mundësia për rritje të numrit të punësimit. Ai kërkoi nga Qeveria që të themelohet një Komision Ndërministror për t’i evidentuar problemet dhe zgjidhjen e çështjes së bilancit negativ tregtar.

Panxha: Kemi bërë edhe një listë prej dhjetë pikave, të cilën do tua dorëzojmë sot

“Ne kemi bërë edhe një listë prej dhjetë pikave, të cilën do tua dorëzojmë sot, nuk do të hymë në secilin prej tyre në detaje, por disa janë pika të cilat prekin sektorë të veçantë të prodhimit në Kosovë, një prej tyre është problem mirëpo shpresojmë që do të trajtohet është ndryshimi udhëzimit administrative për shfrytëzimin e ujërave… E dyta është edhe çështja retroaktive e pagesës së akcizës në lëngje ku dogana vazhdimisht është duke humbur procesin në gjykatë, do të thotë është një lloj presioni tek prodhuesit për të inkasuar mjete me çdo qëllim… janë edhe disa pika tjerë që ne jemi të interesuar ti paraqesim është kërkesa për largimin e TVSh-së, ngase kemi prodhues të lëndës së parë në Kosovë të cilët e shesin produktin e tyre në Kosovë, ndërsa blerësi e paguan TVSh-në. Ndërkaq, nëse lëndën e parë e importon nga rajoni atëherà « ai nuk e paguan TVSh-në. Andaj, me këtë formë po dekurajohet një prodhues të merr lëndë të parë ën Kosovë, ndërsa po inkurajohet ta merr nga importi për shkak se lirohet nga TVSh-ja”, tha Panxha.

Ministri i Financave, Avdullah Hoti premtoi se me ligjin e ri fiskal do të zgjerohet lista e mallrave për lirim nga tarifat doganore, heqjen e akcizës për mazut, dhe qëllimi sipas tij, është që mos të rritet kostoja e konsumatorëve me ligjin e ri fiskal. Mirëpo, Hoti kërkoj edhe një pasqyrë të gjerë kompanive vendore për taksat e paguara ndaj shtetit, në mënyrë që të kenë mbështetje të veçantë nga ATK dhe dogana.

Hoti: Deri në fund të janarit ose në javët e para të shkurtit do ta kemi projektligjin në Qeveri

“Ky është diskutimi i dytë publik që po e mbajmë për këtë pako, dhe kemi marrë edhe disa propozime shtesë të cilat të cilat do ti prezantojmë para juve. Është kërkesë që ne të bëjmë një listë te kompanive vendore për të bërë një rejtingun e tyre, sa i përket përmbushjes së obligimeve karshi shtetit për pagimin e taksave, në cilësinë produkteve që ofrojnë në treg. Ky rejting ka për qëllim që për këto kompani të ofrojmë shërbime të veçanta, si në ATK ose në doganë... Deri tash i kemi pranuar nga Oda Ekonomike e Kosovës dhe presim nga opinioni i juaj që të marrim propozimet e reja që në fund të janarit ose eventualisht në javët e para të shkurtit të kemi mundësi që të kompletojmë projektligjin në Qeveri me masa të dakorduara me komunitetin e biznesit, duke ditur paraprakisht koston e atyre masave buxhetore për implikimin apo efektet pozitive në ekonomi”, tha ministri Hoti.

Pronari i kompanisë, “Frutex”, Shaqir Palushi, theksoi se ndryshimet të cilat u prezantuan sot, në rast se do të implementohen shumica prej tyre janë edhe kërkesa të bizneseve dhe normalisht sipas tij, me këto ndryshime do të ketë veprimtari më të favorshme për bizneset.

Ai përjashtoi mundësinë e humbjeve buxhetore nga shteti me këto ndryshime fiskale, ngase sipas Palushit, kjo do të ndikon në shtimin e vendeve të reja të punës dhe në uljen e kërkesave për raste sociale.

Palushi: 7 milionë euro do t’i kompensojmë ne si biznese, sepse do të krijohen vend të reja të punës

“Ju thatë që Qeveria e Kosovës përmes këtyre ndryshimeve mund t’i humb 7 milionë euro, unë mendojë që në fakt këto 7 milionë euro do t’i kompensojmë ne, sepse do të krijohen vend të reja të punës, por edhe Qeveria do të ketë më pak kërkesa për asistencë sociale dhe në këtë mënyrë do të kompensohen”, tha Palushi.

Ndërsa, Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Hykmete Bajrami theksoi se për çështjen e tarifave të energjisë janë duke u angazhuar me mjaft prioritet si Qeveri, për të bërë një zgjidhje të këtij problemi edhe në bashkëpunim me KEDS.

Klubi i prodhuesve vendor kërkojnë nga Qeveria lehtësira për bizneset e tyre

Zëvendëskryeministri Ramiz Kelmendi dhe ministri i Financave Avdullah Hoti sot janë takuar me përfaqësuesit e Klubit të Prodhuesve të Kosovës, ku diskutuan për Pakon e dytë fiskale.

Kelmendi me këtë rast theksoi se Qeveria e Kosovës është duke trajtuar me kujdes prodhuesit vendor, duke eliminuar barrierat ndaj bizneseve dhe avancuar ato.

Sipas tij roli primar dhe kryesor i Qeverisë është krijimi i politikave fiskale të favorshme për bizneset.

Mirëpo, Kelmendi kërkoi nga përfaqësuesit dhe prodhuesit e  vendit që ta eliminojnë informalitetin dhe t’i lajmërojnë punëtorët e tyre, ngase sipas tij po I mbajnë disa prej tyre në të zezën.

Kryetari i Klubit të Prodhuesve, Astrit Shabani, paraqiti dhjetë kërkesa në Qeveri për ndryshime fiskale me ligjin e ri. Ai tha se Ministria e Financave duhet që të krijojë ligje në favor të prodhuesve, meqë sipas tij, edhe janë të thirrur.

Astrit Panxha përfaqësues i këtij Klubi tha se ndër dhjetë kërkesat e tyre është zgjerimi i listës së mallrave për lirim nga tarifat doganore, trajtimi i humbjeve nga derivatet, një kërkesë tjetër është për shfrytëzimin e ujërave për pagesën retroaktive.

Po ashtu kërkesë tjetër nga Klubi ishte edhe çmimi i lartë i energjisë elektrike dhe mos furnizimi i rregullt, si dhe heqja e akcizës për disa produkte të lëngjeve.

Panxha tha se me krijimin e lehtësirave për bizneset krijohet edhe mundësia për rritje të numrit të punësimit. Ai kërkoi nga Qeveria që të themelohet një Komision ndërministror për t’i evidentuar problemet dhe zgjidhjen e çështjes së bilancit negativ tregtar.

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Hykmete Bajrami theksoi se për çështjen e tarifave të energjisë janë duke u angazhuar me mjaft prioritet, duke bërë një zgjidhje edhe me KEDS.

Ministri i MF, Avdullah Hoti premtoi se me ligjin e ri fiskal do të zgjerohet lista e mallrave për lirim nga tarifat doganore, heqjen e akcizës për mazut, dhe qëllimi sipas tij është që mos të rritet kostoja e konsumatorëve me ligjin e ri të dytë për pakon e re fiskale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat