Franca jep 66 milionë euro për trajtimin e ujërave të zeza në tri komuna

Ekonomi

Franca jep 66 milionë euro për trajtimin e ujërave të zeza në tri komuna

Më: 19 janar 2017 Në ora: 14:32
Ministri i Financave Abdullah Hoti dhe ambasadori i Francës në Kosovë Didier Chabert

(E plotësuar) - Është nënshkruar marrëveshja për hua për financimin e Projektit të Trajtimit të Ujërave të Zeza, për komunën e Prishtinës, Fushë Kosovës dhe Obiliqit.

Kjo marrëveshje ka vlerën prej 66 milionë euro, e që ka kushte të shumë të mira financiare dhe një normë të interesit për  0.036 përqind.

Marrëveshja e nënshkruar në mes të  Ministrisë se Financave dhe NATIXIS, që vepron ne kuadër të Qeverisë së Francës, ka një afat kthimi prej 24 viteve.

Me këtë rast, ministri i Financave Abdullah Hoti tha se kjo marrëveshje është shumë e rëndësishme, pasi që sipas tij ky impiant trajton ujërat e zeza për regjionin e Prishtinës, që ka një popullsi deri në 500 mijë banorë. 

Ai tha se  do të rritet standardi i jetës së qytetarëve e në të njëjtën kohë do të kontribuojnë shumë në mbrojtjen e ambientit.

Hoti: Marrëveshje me kushte të mira financiare

“Me këtë projekt do të rritet dukshëm standardi i jetës së qytetarëve e në të njëjtën kohë kontribuojmë shumë në mbrojtjen e ambientit sepse regjioni i Prishtinës është regjioni më i populluar në Kosovë. Ky impiant do të trajtoj ujërat e zeza për një popullsi që shkon deri në 500 mijë banorë. Ne do të kujdesemi në Ministrinë e Financave që sa më parë ti kryejmë procedurat e ratifikimit të kësaj marrëveshje dhe sa më parë projekti të filloj...Studimi i fizibilitetit që është bërë nga Komisioni Evropian, tregon që projekti ka një normë shumë të lartë të kthimit sa i përket raporti, benifiteve dhe kosto prej 2.5 përqind. Që nënkupton se për çdo euro që investohet në këtë projekt, i shtohet shoqërisë, ekonomisë së Kosovës, qytetarëve për 2.5 herë, vlerën e investimeve”, tha Hoti.

Kurse, ambasadori francez në Kosovë, Didier Chabert tha se nënshkrimi i kësaj marrëveshje është një shenjë e mbështetjes dhe cilësisë së marrëdhënieve mes vendeve.

Chabert: Projekti mobilizon njohuritë e ndërmarrjeve që angazhohen këtu

“Është projekt që do të jetë në shërbim të qytetarëve dhe ambientit të tri komunave. Ky projekt mbulon një zonë që ka disa komuna dhe ky projekt është në shërbim të njerëzve dhe do të mobilizoj njohuritë e ndërmarrjeve që do të angazhohen si edhe ndërmarrjet franceze me liderë botërorë që do të përfitojnë nga Kosova. Kjo dëshmon angazhimin e Francës si një shtet mik i Kosovës drejt BE-së. Ne jemi krenar që iu ofrojmë këtë kredi për trajtimin e ujërave të zeza”, tha Chabert.  

Sipas tij ky projekt përveç që është në shërbim të qytetarëve, i ndihmon edhe ambientit të tri komunave.

66 milionë euro për trajtimin e ujerave të zeza në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Obiliq

Është nënshkruar marrëveshja për hua për financimin e Projektit të Trajtimit të Ujërave të Zeza, për komunën e Prishtinës, Fushë Kosovës dhe Obiliqit.

Kjo marrëveshje është arritur në mes  Ministrisë së Financave dhe NATIXIS, që vepron në kuadër të qeverisë së Francës.

Me këtë rast, ministri i Financave Abdullah Hoti, tha se është një marrëveshje që ka vlerë prej 66 milionë euro, me kushte shumë të mira. me një grejs periudhë prej 5 viteve dhe me normë interesi prej  0.36%.

Ai tha se me anë të kësaj marrëveshje do të trajtohen ujërat e zeza në këto komuna, të cilave sipas tij, do të iu mundësohet një mirëqenie më e mirë për qytetarët si dhe  ndihmon edhe në pastërti të mjedisit.

Ambasadori i Francës në Kosovë Didier Chabert, tha se është një moment i rëndësishëm edhe për marrëdhëniet e vendeve tona.

Ai tha se bëhet fjalë për një projekt ambicioz dhe mbulon një zonë që ka disa komuna , si dhe është në shërbim të njerëzve.

Ai potencoi se Franca është një vend  mik i Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat