Hoti zbret normën e interesit për obligimet e papaguara tatimore

Ekonomi

Hoti zbret normën e interesit për obligimet e papaguara tatimore

Më: 23 janar 2017 Në ora: 11:12
Ministri i Financave, Avdullah Hoti

Ministri i Financave, Avdullah Hoti ka nxjerr vendim për ndryshimin e normës për llogaritjen e interesit vjetor për obligimet e papaguara tatimore brenda afateve ligjore.

Deri tani normat vjetore për obligimet e papaguara tatimore të aplikuara ishin 8.40 përiqnd, përkatësisht 1.20 përqind, është bërë ndryshimi në 7.80 përqind  vjetore.

“7.80% vjetore - norma e lartë që aplikohet tek tatimpaguesit për obligimet e pa paguara dhe vonesat, apo 0.65% mujore;

1.44% vjetore - norma e ulët e aplikuar për rimbursimet e vonuara dhe ri-pagesat e tatimit të kontestuar të mbajtur nga ATK-ja  apo 0.12% mujore”, thuhet në komunikatën e MF-së.

Ky vendim është bërë i ditur përmes një komunikate për media nga MF-ja, ku thuhet se kjo është bërë duke pasur parasysh se faktorët me të cilët lidhet aplikimi i normave të interesit vjetor për obligimet e papaguara tatimore brenda afateve ligjore kanë ndryshuar gjatë vitit 2016,  bazuar në dispozitat e paragrafit 4 të nenit 28 të Ligjit nr. 03/l-222 për Administratën Tatimore dhe Procedurat mund të nxjerr një vendim të tillë për ndryshimin e normës (%) për llogaritjen e interesit, duke u bazuar në trendët e shkallëve të interesit të bankave tregtare dhe huadhënieve në Kosovë gjatë periudhës paraprake.

“Bazuar në të dhënat nga Banka Qendrore e Kosovës, normat e interesit kanë pësuar ndryshime të dukshme, ku norma mesatare e interesit në të gjitha llojet e kredive të dhëna për Korporatat jo-financiare (bizneset apo kompanitë) ka rënë për 1.17 pika të përqindjes; në 7.02% në mesatare nga 8.19% sa ishte vitin e kaluar.”, thuhet në njoftim.    

Sipas MF-së, një harmonizim i tillë i normave do të siguronte një trajtim më të drejtë të bizneseve, meqë paraqet një lehtësim për ata tatimpagues që duan të përmbushin obligimin e vonuar ndaj ATK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat