Kosova dhe Zvicra me projekte bashkëpunimi në sektorin e qumështit

Ekonomi

Kosova dhe Zvicra me projekte bashkëpunimi në sektorin e qumështit

Më: 23 janar 2017 Në ora: 18:01
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi në takim drejtorin e Dhomës së Tregtisë, Industrisë dhe Shërbimeve Zvicër-Kosovë, Stefan Sarkany, si dhe udhëheqësin e Organizatës Zvicerane të Prodhuesve Artizanal të Djathit “From Arte”, Jacques Gygax

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi ka pritur sot në takim drejtorin e Dhomës së Tregtisë, Industrisë dhe Shërbimeve Zvicër-Kosovë, Stefan Sarkany, si dhe udhëheqësin e Organizatës Zvicerane të Prodhuesve Artizanal të Djathit “From Arte”, Jacques Gygax, me të cilët ka biseduar për bashkëpunimin në sektorin e prodhimit dhe përpunimit të qumështit.

Ai i falënderoi drejtuesit e këtyre organizatave për gatishmërinë e tyre për fillimin e bashkëpunimit në këtë sektor, pasi që sipas tij përvoja dhe ndihma e Zvicrës është e mirëseardhur, duke ditur faktin që ky shtet është i njohur për prodhimet e qumështit.

Po ashtu, ministri Krasniqi i njoftoi ata me të arriturat në bujqësi në vitet e fundit. Ministri deklaroi se po bëhen investime në rritje të prodhimit dhe cilësisë së produkteve të qumështit, në mënyrë që ato të arrijnë të zëvendësojnë shumë produkte që importohen, por edhe të jenë konkurrente në tregun ndërkombëtar.

Nga ana e tyre, drejtuesit e këtyre organizatave zvicerane, vlerësuan të arriturat në bujqësi në Kosovë dhe e njoftuan ministrin me format e bashkëpunimit, të cilat ata janë të gatshëm t’i fillojnë me prodhuesit dhe përpunuesit e qumështit në Kosovë.

Ndryshe, ky takim vjen pas vizitës që zëvendësministri i MBPZHR-së, Kurtan Kajtazi, kishte pasur kohë më parë në këtë shtet, e ku ishin pajtuar për fillimin e një bashkëpunimi konkret mes dy vendeve, njofton MBPZHR.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat