Stavileci: Kosova ende nuk ka fituar pavarësinë energjetike

Ekonomi

Stavileci: Kosova ende nuk ka fituar pavarësinë energjetike

Më: 26 janar 2017 Në ora: 16:32
Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci dhe sekretari i Përgjithshëm i Kolegjit Iliria, Arbër Reci

Sektori privat çdo vit i ka humb 300 milionë euro si rezultat i mos furnizimit të rregullt me energji elektrike. Kështu tha sot para studentëve të Kolegjit “Iliria”, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci.

Stavileci u ka treguar studentëve sfidat me të cilat ka kaluar Qeveria për hartimin e ligjit për Trepçën.

Stavileci: Ne ende nuk kemi pavarësi në energji

 “Në projektin që do të jetë më i madhi për vendin tonë, të cilin javën e ardhshme do ta përfundojmë, është Termocentrali ‘Kosova e Re’, i cili ka nis që shumë vite. Ne nuk kemi një pavarësi energjetike, për fat të mirë, unë i kom falënderuar para dy javësh, punëtorët e KEK-ut, se në Maqedoni dhe në shtete tjera disa termo-elektrana janë blloku dhe kanë pas shumë problem që në kushte -27 grad celcius, ne nuk kemi pasur shkyçje të mëdha. Sektori privat çdo vit i ka humb 300 milionë euro si rezultat i mos furnizimit të rregullt me energji elektrike. Kjo është një shumë tepër e madhe e humbur dhe sot një vend nuk mund të konsiderohet i pavarur dhe sovran nëse nuk ka pavarësi energjetike”, tha Stavileci.

Sipas tij, potenciali më i madh për zhvillim ekonomik mbetet sektori i minierave, por ka shtuar se shpresa në ringjalljen e ekonomisë së vendit mbesin Trepça dhe Kosova e Re.

Stavileci: Shpresa në ringjallje të vendit Trepça dhe Kosova e Re

“Është sektori i minierave që njëjtë është një potencial i madh për ta zhvilluar vendin....Ne edhe pas 17 vitesh e kemi bërë një ligj për Trepçën. Unë kam qenë bartës dhe kryesues i grupit punues, jemi marrë shumë me muaj të tërë, jemi munduar që t’i mbledhim të gjithë njerëzit, ekspertët e fushës nga bota akademike dhe gjithë të tjerët në mënyrë që ta krijojmë një konsensus në mënyrë që ta kemi një ligj për Trepçën...Jemi munduar që nëpërmjet këtyre dy projekteve të themi të mëdha, Trepçës dhe Kosovën e Re, t’i japim një frymëmarrje tjetër ekonomisë, sepse në momentin që këto të dyja përfundojnë, ndoshta edhe Brezovica si një projekt që duhet të rinis, këto autostrada, hekurudha duhet të përfundojnë, më nuk do të kemi projekte të mëdha”, tha Stavileci.

Ndërsa, sekretari i Përgjithshëm i Kolegjit Iliria, Arbër Reci ka thënë se ministri i Stavileci po informon studentët për përvojën dhe sfidat që ka vendi në aspektin e zhvillimit ekonomik.

Reçi: Studentët po njoftohen për perspektivën e zhvillimit ekonomik

“Ne si bartës të përgjegjshëm për arsimimin e gjeneratave të reja, ndjejmë obligim që këtyre të rinjve të iu mundësojmë që prej afër të njihen me punën dhe vizionin tuaj, për perspektivën e zhvillimit ekonomik të vendit”, tha Reçi.

Në fund, Reçi tha se ministri Stavileci i ka ndjekur studimet në Kolegjin Iliria dhe në shenjë respekti ai sot i ka ndarë një mirënjohje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat