Shtyhet afati për faljen e borxheve publike

Ekonomi

Shtyhet afati për faljen e borxheve publike

Më: 27 janar 2017 Në ora: 10:31
Ilustrim

Ministria e Financave ka njoftuar se pas miratimit për “Ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për faljen e borxheve publike”, nga Kuvendi i Kosovës, qytetarët dhe bizneset mund të përfitojnë nga ligji për faljen e borxheve publike deri më 1 shtator 2017.

“Ligji për faljen e borxheve ka hyrë në fuqi me 19 janar dhe është në fuqi deri më 1 shtator 2017. Andaj, Ministria e Financave ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës që të përfitojnë nga Ligji për faljen e borxheve publike”, thuhet në njoftimin e MF-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat