Mohojnë se produktet kanë yndyrë bimore

Ekonomi

Mohojnë se produktet kanë yndyrë bimore

Më: 28 janar 2017 Në ora: 16:06
Shoqata e Qumështorëve të Kosovës dhe Shoqata e Prodhuesve të Qumështit

Shoqata e Qumështorëve të Kosovës dhe Shoqata e Prodhuesve të Qumështit, si dhe disa kompani vendore kanë mohuar lajmin se produktet që bëhen nga qumështi kanë yndyra bimore.

Ata në një konferencë për media kanë kritikuar Ramadan Memajn, i cili ditë më parë njoftoi se kanë ngritur kallëzim penal ndaj Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë dhe disa kompanive vendore, për të cilët thuhet se ekziston dyshimi se kanë kryer vepër penale ‘mashtrim i blerësve”.

Sipas kryetarit të Shoqatës së Qumështorëve të Kosovës, Gani Durmishaj tha se nëse ka shqetësim tek opinioni publik për cilësi të qumështit, ajo vjen nga deklaratat e rrejshme të Memës.

“Me atë deklaratë e ka shantazhuar opinionin me disa të dhëna të padrejta, të cilat ai thirret në ato se i ka marrë disa mostra dhe i ka linque disa kompani më prestigjioze në Kosovë, të cilat krejt shpresa e industrisë që qumështit janë në ato kompani. Ai me bartësit e vet ndoshta mundohet me çdo kusht me shkatërruar këtë industri, duke dhënë deklaratat të rrejshme, të cilat krijojnë huti në opinion për prodhimet vendore. Mendoj që ai që ka marrë ato mostra nuk është njëri adekuat, dhe nuk është institucion që duhet të merret me atë punë. Nëse ka ndonjë shqetësim prej opinionit për produkt vendor, dihet kush është i thirrur për të marrë mostra, të bëjë analiza, dhe ai është Agjencioni Veterinar i Kosovës, që sipas nesh është njëri ndër institucionet më të pajisura me pajisje më bashkohore që ekzistojnë. Neve na  duket shumë e padrejtë nga ana e tyre”, tha Drumishaj.

 

Kurse, kryetari i Prodhuesve të Qumështit, Naser Bajraktari tha se institucionet e vendit janë të obliguara t’i mbrojnë të arriturat e sektorit vital.

Bajraktari:Institucionet ta mbrojnë sektorin e qumshtit

“Deklaratat e njëanshme të këtij lloji i bëjnë dëm të pariparueshme në përgjithësi. Askush nuk ka të drejtë të bëj deklarata të njëanshme dhe të thirre në emër të një grupi apo sektorit që nuk e përfaqëson. Për këtë qëllim mendoj se institucionet tona relevante e kanë për obligim t’i mbrojnë të arriturat e sektorit vital, të vendit tonë nga qëllim këqinjët. Ne si shoqatë e prodhuesve të qumështit, kemi ndëshkuar dhe vazhdojmë të ndëshkojmë të gjithë keqpërdoruesit që shihen në çdo kohë pas punës së madhe dhe të mundimshme të prodhuesve vendor, ne kemi bërë edhe në të kaluarën dhe do të bëjmë bashkërisht si shoqatë”, tha Bajraktari.

Kurse, Ymer Berisha nga kompania Bylmeri, tha se Memaj i ka sulmuar produktet vendore, të cilat janë cilësore sepse kompanitë edhe i eksportojnë ato jashtë vendit.

Berisha: Analizat e përfolura në media nuk janë të vërteta

“Për fat të keq nga një person që nuk na përfaqëson neve, një person që manipulon kemi pa që përmes medieve po mundohet me na shantazhuar, me dezinformu opinionin e Kosovës, që qumështoret e Kosovës po e përdor yndyrën bimore dhe po shkaktojnë dëme në këtë industri. Ky individ vepron dhe dëmton konkurrencën, duke shantazhuar qumështoret e Kosovës. Sa i përket analizave që janë të përfolura nëpër media, aty shifet qartë që sulmohen artikujt që ne si qumështore eksportojmë jashtë vendit. Faktikisht, në këtë kohë kur janë shumë aktuale që të mos konsumohen produktet e Serbisë, ky person çohet edhe na sulmon neve si prodhues vendor që të mos konsumohen këto produkte të dyshimta. Ndërsa, ne këto i eksportojmë në vendet evropiane”, tha Berisha.

Përfaqësuesi nga qumështorja Magic Ice, Lulzim Aliu tha se deklarata e ish-kryetarit Memaj, po i rrezikon edhe shitjet e qumështit në fabrikë.

Ai kërkon nga Memaj të deklarohet për raportin financiar përgjatë periudhës 9 vite sa ka qenë kryetar.

 “Si Ramadan Memaj, që ka qenë ish-kryetar, ai është post që e ka humb me punën e tij, 9 vite ka qenë kryetar dhe nuk i ka dhe një raport financiar, ku i ka qu paret, me kon i ka shpenzuar, sa i ka tërhjekur, sa fonde ka tërhjekur. Duhet me u marr prokuroria me të se ku i ka qu mjetet tona, që janë dedikuar për intereson tonë. Personi i ka marr mostrat në shitoret të Kosovës, shtrohet pyetja si i ka marrë mostra dhe kush i ka paguar ato mostra... Si fabrikë që jena dikund 100 punëtorë, na i ka rrezikuar shitjet se opinioni është keqinformuar, tek ne i dorëzojnë 250 fermer. Dhe nëse vazhdojnë matrapazët si ky, atëherë ne duhet me i mbyll fabrikën dhe fermat”, tha Aliu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat