Abrashi thotë se larguan përfituesit joligjor nga pensioni bazik

Ekonomi

Abrashi thotë se larguan përfituesit joligjor nga pensioni bazik

Më: 6 shkurt 2017 Në ora: 13:10
Ministri i Punës dhe Mirëqeniës Sociale, Arban Abrashi

Ministri i Punës dhe Mirëqeniës Sociale, Arban Abrashi ka njoftuar se ka pranuar të dhënat statistikore për pensionin bazik të vitit 2016.

Në një status të publikuar në llogarinë e tij në facebook, Abrashi ka thënë se pas udhëzimit administrativ, marrëveshjes me Agjensionin e regjistrit civil dhe me Bashkësinë Islame, është arritur të largohet një numër i atyre që kanë përfituar jo-ligjshëm nga pensioni bazik.

Për më shumë ja dhe statusi i plotë i Arban Abrashit:

”Sot pranuam të dhënat statistikore të vitit 2016, për pensionin bazik

Nga afërsisht 137 -138 mijë përfitues të pensionit bazik sa do të duhej të ishin sipas rritjes natyrore dhe trendeve të viteve të kaluara, pas udhëzimit administrativ, marrëveshjes me Agjensionin e regjistrit civil dhe me Bashkësinë Islame, kemi arritur të largojmë nga kjo skemë ata të cilët kanë përfituar jo-ligjshëm.

Në janar të 2017 ishin më pak se 120 mijë, një kursim prej mbi 10 milionë euro.

Shpejt do të bëjmë publike edhe masat tjera për kursime dhe nisjen dy skemave të reja (pensioni invalidor i punës dhe pensioni familjar) të cilat shpiejnë drejt një reforme edhe më të thellë dhe gjithë përfshirëse”  ka përfunduar Abrashi.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat